Një 22 vjeçar me shtetësi egjiptiane ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Fushë Krujë, në afërsi të Larushkës, pasi udhëtonte me një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë. Siç shihet dhe nga pamjet, makina është shkatërruar plotësisht.
Sipas Policisë së Shtetit, në aksident janë përfshirë dy automjete, me drejtues shtetasit K. C, rreth 44 vjeç dhe M. S, rreth 18 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë shtetasi egjiptian E. A, rreth 22 vjeç, kurse 18 vjeçari është plagosur.
"Më datë 01.10.2026, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. C, rreth 44 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S, rreth 18 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri në automjetin e tij shtetasi egjiptian E. A, rreth 22 vjeç, ka ndërruar jetë", njofton Policia.
Ndërkohë, mësohet se autoambulanca po dërgonte me urgjencë drejt Spitalit të Traumës 18-vjeçarin e plagosur, është përplasur me një tjetër automjet në afërsi të kryeqytetit. Fatmirësisht, nga kjo përplasje e dytë nuk ka pasur të lënduar dhe transporti drejt Tiranës është bërë me ambulancën e Kamzës.
