Zyrtare, Vllaznia shkarkon Edi Martinin

Zyrtare, Vllaznia shkarkon Edi Martinin

18:52, 01/10/2026

Lajmi që qarkullonte prej ditësh tashmë është zyrtar. Vllaznia ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Edi Martini, duke i dhënë fund aventurës së tij në stolin kuqeblu.

Klubi shkodran e ka konfirmuar vendimin këtë të enjte përmes një njoftimi zyrtar, duke bërë të ditur se palët kanë mbyllur bashkëpunimin.

“KF Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini”, thuhet në komunikatën e klubit.

Vllaznia ka falënderuar teknikun për punën dhe angazhimin e tij gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, ndërsa i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Vendimi për largimin e Martinit ishte përfolur gjatë ditëve të fundit, ndërsa tashmë është zyrtarizuar nga drejtuesit e klubit. Trajneri largohet nga stoli kuqeblu, ndërsa Vllaznia duhet të përcaktojë tashmë emrin që do të marrë drejtimin e skuadrës në vazhdim të sezonit.

“Faleminderit, Edi!”, ishte mesazhi i klubit shkodran në fund të njoftimit për ndarjen me trajnerin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco