Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, ka bërë thirrje për një takim këtë të enjte, ndërsa protestat e nxënësve dhe studentëve për kushtet në institucionet arsimore janë përhapur në të gjithë vendin dhe në disa raste u bënë të dhunshme.
Ndërsa disa ministra pritet të diskutojnë situatën në shkollat e mesme të Francës, pas disa ditësh protestash ku kërkohet më shumë financim dhe staf për sistemin arsimor.
Më shumë se 600 persona u arrestuan vetëm ditën e djeshme, nën akuza që përfshijnë zjarrvënie dhe sulme ndaj efektivëve të policisë.
Protestat u përhapën edhe në universitete mëngjesin e djeshm, me bllokada të raportuara në rreth 30 kampuse, sipas sindikatës studentore Union Etudiante.
Në qytete të ndryshme të vendit, shumë nxënës protestuan në mënyrë paqësore kundër kushteve të këqija të godinave shkollore, klasave të mbipopulluara dhe mungesës së mësuesve. Megjithatë, në zona të tjera u raportuan raste dhune dhe vandalizmi.
Koshat e mbeturinave u dogjën dhe u hodhën fishekzjarre, ndërsa hyrja e një shkolle të mesme në qytetin perëndimor të Nantes u përfshi nga flakët.
