Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin “TASK FORCE” me Sonila Meçon, ka ngritur akuza të forta ndaj ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke i cilësuar ato si një mekanizëm që mund të dobësojë hetimet e SPAK.
Koka tha se ndryshimet mund të legalizojnë atë që ai e cilësoi si “fragmentim të dosjeve”, duke bërë që prova të reja të trajtohen në procedime të veçuara.
Ai theksoi se kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në akuzën për grup të strukturuar kriminal, duke e dobësuar atë në çështjet ku SPAK heton korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Koka ngriti pikëpyetje edhe për heshtjen e SPAK-ut përballë këtyre ndryshimeve.
Ai tha se ulja e dënimit për shpërdorimin e detyrës nga shtatë në katër vjet mund të krijojë mundësi për dënime më të lehta dhe shërbim prove.
Sipas gazetarit, nëse ndryshimet miratohen në këtë formë, personat që mund të bashkëpunojnë me drejtësinë do të kenë më pak nxitje për të çuar prova në nivelet më të larta të përgjegjësisë.
“Edi Rama nuk do ta bënte këtë nëse kjo gjë do kishte antagonizmin e SPAK-ut”, deklaroi Koka, duke e cilësuar situatën si një “zhbërje të ligjit në bashkëpunim” dhe duke paralajmëruar se dobësimi i konceptit të grupit të strukturuar kriminal do të godiste një nga bazat e punës së SPAK.
Pjesë nga intervista:
Shiko, minimalisht kjo, ajo që po shikojmë ne tani, po dua të besoj unë që zoti Rama po mundohet t'i pararendë një vale të re dosjesh që mund të vijnë nga SPAK-u. Edhe një nga këto, një nga këto ndryshimet, ma solli një ekspert shumë i mirë, djalë shumë i mirë, i cili më thotë: për shembull, nëse një provë tjetër del nga dosja e Agasit, ndryshimet që do bëhen në Kodin e Procedurës Penale kërkojnë ose urdhërojnë që kjo provë të mos përfshihet në dosjen konkrete, por të bëhet një dosje tjetër. Dhe në këtë mënyrë po goditet edhe ajo që mund ta rëndojë akuzën, që është grupi i strukturuar kriminal. Dhe çfarë bëhet? Futemi te ato andrallat që në fakt SPAK-u e ka hapur si spirale.
Pra ajo që e ka bërë SPAK-u deri më sot, tani ligjërohet përmes Kodit të Procedurës Penale. Që do të thotë që ndoshta SPAK-u nuk do jetë dhe krejt kundër këtu. Se pyetja është, mirë ne po flasim këtu, po ndonjë shqetësim nga SPAK-u a ka për këto ndryshime? Unë pashë që kishte pasur një reagim nga shoqata e prokurorëve, sot. Por në fakt, kur bëhen ndryshimet atëherë, çfarë ishin... ndryshimet që ishin për çështjen e shpërdorimit të detyrës, që edhe këtu ajo tentativa që nga shtatë vjet tani bëhet katër vjet, pra praktikisht mund të kalojë edhe me shërbim prove, edhe me lekë edhe SPAK-u s'bën asgjë. Pra, unë shoh që ka një heshtje nga ana e SPAK-ut. Pra SPAK-u nuk është shumë i shqetësuar për këtë që po ndodh. Që Edi Rama do bëjë këtë dhe shumë më tepër se kjo, kjo është po e sigurt.
Por Edi Rama nuk do ta bënte këtë nëse kjo gjë do kishte antagonizmin e SPAK-ut dhe përmes SPAK-ut më pas edhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët më shumë reagojnë kur shqetësohet dhe mërzitet SPAK-u sesa kur vjedh apo dëmton Edi Rama. Kjo është një zhbërje e ligjit në bashkëpunim. Ne i themi vërtet Edi Rama, por shumë gjëra këtu janë frenuar kur SPAK-u nuk ka dashur. Dhe tashmë kjo gjë po ndodh dhe po kalon sikur asgjë s'po ndodh dhe në fakt kjo është një gjë që e paralizon SPAK-un. Duke u nisur nga kjo, praktikisht këtu po legalizohet fragmentimi i dosjeve. I cili më pas prodhon që edhe pse akuzohet dikush për grup të strukturuar kriminal, sot është në shtëpi. E njëjta gjë mund t'i ndodhi edhe me këto ndryshime, zhbëhet si koncept grupi i strukturuar kriminal, ulet edhe masa e dënimit. Dhe të gjithë ata që, për shkak të presionit, mund të çonin dosjet edhe tek Edi Rama, tashmë jo vetëm që nuk kanë shanse të shkojnë më tek ai, por edhe ata që kanë bashkëpunuar dhe i kanë shërbyer, e kanë autostradën e hapur, legale sepse Edi Rama vendosi kështu.
Dhe SPAK-u meqë ra fjala, ka dy ditë që zien dynjaja, ia tha dhe Altin Dumanit dje në sy, dhe të gjitha kamerat sa herë fliste Rama shkonin te Altin Dumani. Nuk kam parë ndonjë reagim sot. Ndoshta mund të ketë nesër, ndoshta në vazhdim. Por minimalisht kur ti e shikon rrezikun, një sekondë të lutem... që po të zhbëhet ajo që është baza kryesore e punës dhe çelësi i suksesit, atëherë këtu kemi praktikisht një grup të ri të strukturuar kriminal i cili synon që jo vetëm të mos dënojë grupet e strukturuara kriminale, por të bëjë sa më shumë teatër dhe estradë me ligjin.
© SYRI.net
124 ditë protestë, qytetarët nuk ndalen: Kërkohet dorëheqja e panegociueshme e Edi Ramës
VIDEO/ Tela: Paketa e drejtësisë është vendosur të miratohet, konsultimi publik thjesht procedurë
‘S’mund ta shkruajë Belinda dhe Rama ligjin’/ Gjokutaj: I pandehuri i nesërm, cakton rregullat e lojës së gjykatës sot