Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Luana Vjollca mohon të ketë lidhje me ngjarjen dhe deklaratat e gazetarit Elton Tozaj

Shkruar nga Newsbomb
Luana Vjollca mohon të ketë lidhje me ngjarjen dhe deklaratat e
Moderatorja dhe modelja Luana Vjollca

Moderatorja dhe modelja Luana Vjollca ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe deklaratat e bëra nga gazetari Elton Tozaj, i cili sot ka deklaruar se ajo ka paguar njerëz për të dhunuar një vajzë, pronare e një agjencie udhëtimi.

Njerëz pranë saj, kanë konfirmuar për mediat se moderatorja mohon dhe garanton me përgjegjshmëri, se nuk ka lidhje me episodet e pretenduara.

“Ka pasur një denoncim nga një agjenci udhëtimi për lekët e papaguara. Akti noterial i firmosur nga noterja Marçela Veseli midis agjencisë së udhëtimit dhe Kejsi Hoxhës, që në atë kohë ka qenë menaxhere e Luana Vjollcës. Shuma totale për t’u paguar ka qenë 12 mijë euro, janë paguar vetëm 4 mijë euro.

Pronarja e agjencisë së udhëtimit që e ka denoncuar është rrahur në mënyrë brutale, barbarisht nga burra, është marrë zvarrë, është hedhur në rrugë si e vdekur. Ka qenë dy ditë në koma. Është denoncuar në polici si rast, me emër me mbiemër të Luana Vjollcës. Por, nuk ka prokurori që merr përsipër të ndalojë Luana Vjollcën”, është shprehur gazetari.

Megjithatë, modelja i ka mohuar këto pretendime dhe njerëz pranë saj, kanë konfirmuar se Luana Vjollca nuk ka lidhje me episodet e pretenduara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese