Sport

Zyrtare/ Mbyllet aventura e Edi Martinit te Vllaznia, klubi e shkarkoi nga detyra

Edi Martini nuk është më trajneri i Vllaznisë. Pas shumë e shumë ditësh, klubi shkodran mori vendimin për ta shkarkuar atë pas një fillimi sezoni katastrofik

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale kluqeblutë zyrtarizuan ndarjen e rrugëve me Edi Martinin.

‘KF Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Klubi e falënderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës. I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Faleminderit, Edi!-theksohet në komunikatën e Vllaznisë.

Pas 5 javëve të para në Abissnet Superiore, Vllaznia është në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm 2 pikë të grumbulluar dhe me një bilanc 2 barazime dhe 3 humbje dhe me 5 gola të shënuar dhe 10 të pësuar.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.