"Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë"/ DASH ngre shqetësime: Korrupsioni dhe burokracia pengojnë biznesi...
Aktualitet
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim
Një pjesë e pankartave kreative të protestuesve ironizon deklaratat e kryeministrit Rama të bëra dje gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku kreu i qeverisë foli për mirëqeverisje dhe zhvillim të vendit.
1 Tetor 2026, 19:23Nga E. D
TIRANË- Pankartat me mesazhet pikante kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend nuk kanë munguar edhe në ditën e 124 të tubimit. Në disa prej pankartave, qytetarët theksojnë rëndësinë për të qëndruar të bashkuar në mënyrë që të bëjnë të mundur largimin e qeverisë Rama.
Ndërsa, një pjesë tjetër e pankartave të protestuesve ironizon deklaratat e kryeministrit Rama të bëra dje gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku kreu i qeverisë foli për mirëqeverisje dhe zhvillim të vendit.
“Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim”, shkruhet në një pankartë drejtuar kryeministrit Rama.
“Edi Rama, dorëhiqu”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Bashkim, organizim, rezistencë”, “Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim”, janë disa nga mesazhet e pankartave dhe banderolave./Dosja.al