Shtëpitë e deputetëve në shënjestër, Finlanda heton rastet e dyshuara për vjedhje
Finlanda po heton një numër “të konsiderueshëm” të dyshuarish për vjedhje me thyerje në shtëpitë e deputetëve, ndërsa Presidenti i vendit, Alexander Stubb, e ka cilësuar rastin si një “sulm ndaj demokracisë”.
Sipas kryetarit të Parlamentit finlandez, disa deputetë kanë raportuar ditët e fundit se kanë vënë re shenja të një vjedhjeje me thyerje në shtëpitë e tyre.
“Është e mundur që këto shenja të jenë lënë qëllimisht në një vend specifik, ku banorët mund t’i shihnin”, tha Jussi Halla-aho në një konferencë për shtyp.
Ai nuk specifikoi numrin e saktë të deputetëve, shtëpitë e të cilëve mbanin këto shenja, duke iu referuar vetëm një numri “të konsiderueshëm”, dhe as nuk tha nëse kishte persona specifikë të dyshuar.
Gjatë një udhëtimi në Finlandën veriore, Stubb e përshkroi rastin si “një sulm ndaj demokracisë”, pa dhënë më shumë detaje.
Në një deklaratë, policia e Helsinkit konfirmoi se kishte “nisur një hetim paraprak për këtë rast” dhe nuk pranoi të komentonte më tej.
Putin paralajmëron: Nuk mund të jemi të sigurt se armët e shkatërrimit në masë nuk do të përdoren kurrë
Prokurori i Përgjithshëm i Bolivisë arrestohet për dyshime për pastrim parash dhe trafik droge
Klima po ndryshon bujqësinë, Holanda nis kultivimin e orizit
- 19:15 Integrimi në BE, Franca konfirmon mbështetjen për zgjerimin
- 19:06 Putin paralajmëron: Nuk mund të jemi të sigurt se armët e shkatërrimit në masë nuk do të përdoren kurrë
- 19:00 Ersekë, Rinalt Kasko prezanton librin e parë me poezi, “Qyteti prej letre”
- 18:50 Prokurori i Përgjithshëm i Bolivisë arrestohet për dyshime për pastrim parash dhe trafik droge
- 18:42 Protestë në mbështetje të katërshes së UÇK: Çlirimtarët e Kosovës duhet të shpallen të pafajshëm
- 18:36 Të moshuarit në ditën e tyre: Pensionet nuk përballojnë më kostot e jetesës