ZYRTARE! Vllaznia dhe Edi Martini ndajnë rrugët, shkodranët mbyllin bashkëpunimin me trajnerin
KF Vllaznia ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini.
Vendimi është bërë publik nga klubi shkodran, i cili ka falënderuar teknikun për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që drejtoi skuadrën.
Përmes një njoftimi, Vllaznia i ka uruar Martinit fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij, duke e mbyllur komunikatën me një mesazh falënderimi për trajnerin.
NJOFTIMI ZYRTAR
KF Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini.
Klubi e falënderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës.
I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Faleminderit, Edi!




