Vendim i papritur i Pentagonit, aleatët kryesorë të NATO-s nuk ftohen në takim

Administrata e Donald Trump ka vendosur të mos ftojë disa prej aleatëve kryesorë të SHBA-së në një takim të NATO-s që pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm në Poloni. Mes vendeve të lëna jashtë janë Britania e Madhe, Franca dhe disa nga vendet baltike.

Takimi, i drejtuar nga shefi i politikave të Pentagonit, Elbridge Colby, do të fokusohet te e ardhmja e NATO-s dhe roli i aleatëve në sigurinë e përbashkët. Sipas diplomatëve të cituar nga Politico, vendimi ka shkaktuar habi, pasi vendet e përjashtuara kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e aleancës dhe investojnë ndjeshëm në fushën e mbrojtjes.

Hapi vjen pas deklaratave të administratës amerikane për krijimin e një qasjeje që favorizon “aleatët model” dhe ushtron presion ndaj vendeve që nuk përputhen me prioritetet e Uashingtonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takimet e mëparshme të ngjashme janë përfshirë Norvegjia, Suedia, Finlanda, Polonia, Gjermania dhe Holanda. Danimarka mund t’i bashkohet grupit në vijim, veçanërisht pas marrëveshjes me SHBA-në për zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në Groenlandë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?