Trump: SHBA po shqyrton bazë ushtarake në Poloni

1 Tetor 2026 | 20:22

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një baze ushtarake në Poloni.

I pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni po shqyrton vendosjen e një baze amerikane në vendin anëtar të NATO-s, Trump tha se kjo mundësi është në diskutim dhe mund të realizohet.

“Ne kemi respekt të madh për presidentin e Polonisë, Karol Nawrocki, kështu që po e shqyrtojmë këtë mundësi – dhe mund të ndodhë”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan kishte deklaruar edhe muajin e kaluar se SHBA-ja dhe Polonia po bënin “përparim të madh” drejt krijimit të një baze ushtarake amerikane në Poloni.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump kishte thënë se, nëse marrëveshja realizohet, vendndodhja e bazës do të bëhej e ditur së shpejti, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për aleancën SHBA-Poloni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Indi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

Një udhëtim edukativ në një plazh në shtetin perëndimor indian të Maharashtra përfundoi tragjikisht , pasi tetë studentë u mbytën në det , sipas mediave...
20:22 | 01/10/2026

Irani: Rihapja e Hormuzit varet nga garancitë e SHBA-së për përfundimin e luftës

Irani ka deklaruar se rihapja e Ngushticës së Hormuzit varet nga marrja e “garancive objektive” nga Shtetet e Bashkuara për përfundimin e luftës në të...
20:19 | 01/10/2026

Shtëpitë e deputetëve në shënjestër, Finlanda heton rastet e dyshuara për vjedhje

Finlanda po heton një numër “të konsiderueshëm” të dyshuarish për vjedhje me thyerje në shtëpitë e deputetëve, ndërsa Presidenti i vendit, Alexander Stubb, e ka...
19:40 | 01/10/2026