web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Hasimja: Kërkojnë të mbrojnë korrupsionin dhe vjedhjen

1 Tetor 2026, 20:18, Aktualitet CNA

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Hasimja: Kërkojnë

Politologu Ermal Hasimja ka komentuar ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të prezantuara nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Toni Gogu.

Sipas Hasimes, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale kanë vetëm një logjikë të mbrojnë korrupsionin dhe vjedhjen ligjërisht.

Politologu thekson se Rama u kujtua për paraburgimin vetëm bashkëpunëtorët e tij ranë pas hekura nëj nga një.

“Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale kanë vetëm një logjikë: të mbrojnë korrupsionin dhe vjedhjen ligjërisht. Hapur fare, pa pikë turpi. Fiks si thoshte Enveri “Po pse, ligjet tona do të na pengojnë neve?!”

Rama u kujtua për problemin e paraburgimit vetëm kur paraburgimi i griu (me të drejtë) bashkëpunëtorët. Nëse u kujtua për të drejtat e njeriut tani, do të thotë se nuk konsideron njerëz hallexhinjtë që paraburgoste për fatura dritat e shkelje shtetrrethimi në pandemi.

E kam thënë prej kohësh: sa më shumë reagon drejtësia aq më shumë Rama do të priret të shkojë drejt autoritarizmit të stilit të vendeve të Azisë Qendrore: njëfarë Albanistani.

Pasoja përfundimtare e kësaj është që në një pikë të caktuar mes integrimit në BE (jo për meritë tonën, por për hallet e BE-së) dhe ruajtjes së pushtetit me ligjet e veta Rama do të zgjedhë pushtetin. Nuk ka zgjedhje tjetër, sepse po i iku pushteti nga duart Ramën nuk e mbrojnë as ligjet e veta.

Ndërkohë vëmendja është përqëndruar te zbulimi epokal se edhe këta Shoëbizit bëkan seks! Kujt do t’i kishte shkuar mendja!”, shkruan Hasimja.  





Lajmet e fundit nga