MAGAZINË /

Vllaznia ndërpret bashkëpunimin me Edi Martinin, shkodranët në kërkim të trajnerit të ri

Martini kishte rinovuar kontratën me Vllazninë gjatë verës, por rezultatet në startin e sezonit kanë sjellë tashmë ndarjen mes palëve

Shkruar nga Versus

Vllaznia ndërpret bashkëpunimin me Edi Martinin, shkodranët

Vllaznia ka zyrtarizuar këtë të enjte ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini, pas rezultateve të dobëta në javët e para të Abissnet Superiores.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi shkodran bëri të ditur se palët kanë mbyllur bashkëpunimin, ndërsa falënderoi Martinin për punën dhe angazhimin e tij në drejtimin e skuadrës.

“KF Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Klubi e falënderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës. I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Faleminderit, Edi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Vendimi vjen pas pesë javëve të para të kampionatit, ku Vllaznia ka grumbulluar vetëm 2 pikë, pas dy barazimeve dhe tre humbjeve.

Shkodranët kanë shënuar 5 gola dhe kanë pësuar 10, duke e mbyllur këtë fazë në vendin e fundit të renditjes.

Martini kishte rinovuar kontratën me Vllazninë gjatë verës, por rezultatet në startin e sezonit kanë sjellë tashmë ndarjen mes palëve. Klubi pritet të vendosë së shpejti për trajnerin që do të marrë drejtimin e skuadrës./Versus.al

Poll