E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr i madh në Lezhë! Era favorizon flakët, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Manatisë dhe Barbullonjës në Lezhë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në ferra dhe shkurre, duke përfshirë një perimetër të gjerë dhe duke rrezikuar banesat pranë zonës.

Reklamë

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë situatën më  të vështirë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.