Prej rreth orës 15:00, vend-depozitimi i mbetjeve që shërben për bashkitë Bulqizë dhe Klos është përfshirë nga flakët.
Vend-depozitimi ndodhet në afërsi të aksit nacional Bulqizë–Martanesh, ndërsa re të dendura tymi janë përhapur në zonën përreth.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Bashkive Bulqizë dhe Klos, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Lajmi kryesor:
Vendi s’gjen qetësi! Zjarri në Manati rrezikon banesat, bllokohet qarkullimi në aksin e vjetër Lezhë-Milot! Situatë edhe në Peqin e Krujë (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA








