
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Manatisë dhe Barbullojës në Lezhë, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke bërë që flakët t’u afrohen edhe banesave pranë zonës së përfshirë.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës dhe mbajtjen nën kontroll të flakëve.
Ndërkohë, për shkak të situatës, në zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike. Nuk raportohet ende për persona të lënduar apo dëme në banesa./Versus.al
View this post on Instagram

