‘Me BE-në flet për progres, me Belën e inceneratorët bën rezistencë’/ Pankartat pikante nga protesta e 124

‘Me BE-në flet për progres, me Belën e inceneratorët bën rezistencë’/ Pankartat pikante nga protesta e 124

20:37, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e 124-t kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka nisur mbrëmjen e sotme në Tiranë, me qytetarët që vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e tij nga politika.

Në protestë janë shfaqur edhe pankarta që ironizojnë deklaratat e Ramës përpara përfaqësuesve të Bashkimit Europian.

Një prej tyre lidhet me konferencën e përbashkët të Ramës me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku kryeministri foli për progresin dhe mirëqeverisjen.

“Në konferencë me BE-në flet për progres, por me Belën e inceneratorët bën rezistencë”, shkruhet në pankartë.

Ndërsa një tjetër mesazh drejtuar Ramës thotë: “Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco