‘Nuk dorëzohemi pa rrëzuar këtë kryeministër!’/ I riu: Ndryshimi është emergjencë kombëtare

20:39, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mesazhe të forta u përcollën nga protesta e 124 kundër qeverisë Rama, ku një i ri e cilësoi ndryshimin politik si “emergjencë kombëtare”.

Duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe për orientimin e ekonomisë drejt ndërtimit, ai kërkoi bashkimin e protestuesve dhe dorëheqjen e kryeministrit.

“Ne nuk dorëzohemi pa rrëzuar këtë kryeministër të korruptuar!”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se protesta shpreh vullnetin e qytetarëve për ndryshime thelbësore në vend.

Fjala e tij:

Problemi i madh dhe problemi që ky vend ka është ndryshimi, dhe ndryshimi vjen njëherë e mirë dhe ky ndryshim nuk është thjesht një dëshirë, por ky është një emergjencë kombëtare për të larguar këtë regjim të korruptuar. Më falni, vëmendje, nuk ka asnjë justifikim për ne, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe me një qëllim të vetëm që të çojë në dorëheqje këtë kryeministër të korruptuar.

Kryeministri ka përpara projekte private ku ka koncesione të pastra interesi, për të treguar kullat që do ndërtohen në Tiranë dhe një Tiranë që ai vetë e ka shkatërruar që në fillim. Por ai nuk shkon aty ku është problemi, aty ku mungon infrastruktura, aty ku mungojnë shërbimet dhe aty ku e ka për detyrë të ishte. Shqipëria ka nevojë emergjente për ndërhyrje në situatën ekonomike siç është bujqësia, siç është industria e zhvillimit e industri të tjera, por e ka fokusuar këtë ekonomi vetëm te ndërtimi i apartamenteve. E ka fokusuar këtë industri vetëm aty ku ka interesa të pastra.

Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në këtë qëllim kaq të madh, që kjo protestë dhe ky shesh ka treguar. Ky është vullneti i një populli të lirë që kërkon ndryshime thelbësore në këtë vend, dhe për këtë nuk duhet të dorëzohemi, dhe ne nuk dorëzohemi pa rrëzuar këtë kryeministër të korruptuar! Ne shqiptarët nuk ta falim korrupsionin, nuk ta falim atë lakuriqësi, sepse ti je i veshur totalisht me lakuriqësi! Ashtu siç je vetë një njeri i dështuar dhe me njerëz të korruptuar!

Ti vërtet pretendon se nuk ke futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë? Po ata njerëz që kanë vjedhur i ke çuar ti në atë institucion dhe nuk dalin, dhe përgjegjës kryesor je vetëm ti! Nuk ka përgjegjës tjetër! Përgjegjësia e qeverisjes, nuk ka përgjegjës tjetër për ata ministra të korruptuar, përgjegjësi i vetëm je ti! Dhe ti mban përgjegjësi, ne kërkojmë përgjegjësi nga ty dhe ti duhet të japësh dorëheqjen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco