Protesta në ditën e 124-të në Tiranë u shoqërua me tensione, pasi një grup qytetarësh janë përplasur me policinë.
Një pjesë e protestuesve vendosën të bllokonin rrugën në afërsi të unazës, pranë pallateve “Agimi” ku kanë tentuar të bllokojnë rrugën për disa minuta.
Ngjarja ndodhi pak pasi protestuesit kishin mbyllur fjalimet e përnatëshme dhe kishin nisur marshimin nga godina e kryeministrisë në drejtim të drejtorisë së policisë. .
Pas incidentit, policia ka arritur t’i shpërndajë, ndërsa forca të shumta policie monitoruan situatën deri në fund të tubimit.
Ashtu siç ndodh prej më shumë se katër muajsh, organizatorët kërkuan largimin e kryeminsitrit Rama dhe të gjithë klasës politike. Ata përsëritën edhe një herë kërkesat për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Top Channel