AKTUALITET /

Tensione gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit përplasen me policinë

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin e automjeteve duke u vendosur në rresht në mes të rrugës ndërsa policia ka tentuar ti ndalojë në kryqëzimin pranë urës së drejtorisë së Policisë.

Shkruar nga Versus

Tensione gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit

Marshimi i protestuesve në ditën e tyre të 124 të protestës, nuk ka kaluar pa tensione mbrëmjen e sotme.

Teksa aktivistët kanë lënë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe i janë drejtuar unazës, tek pallatet “Agimi” ata janë përplasur me policinë e cila ka ndjekur itinerarin e tyre që në nisje të protestës dhe do të vazhdojnë ta mbikqyrin deri në fund.

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin e automjeteve duke u vendosur në rresht në mes të rrugës ndërsa policia ka tentuar ti ndalojë në kryqëzimin pranë urës së drejtorisë së Policisë.

Kjo ka shkaktuar tensione mes palëve, ku protestuesit kanë thirrur në kor: “Hapeni rrugën”. Më pas marshimi ka vijuar normalisht.

Poll