Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Sa turp, Shqipëria është në dorën e këtij", Flutura Açka sulmon ashpër Aldor Ninin: Mos je gjë njëlloj si Adi Hila?!

Shkruar nga Newsbomb
"Sa turp, Shqipëria është në dorën e
Ish-deputetja demokrate Flutura Açka

Ish-deputetja demokrate Flutura Açka ka sulmuar ashpër drejtuesin e kompanisë "Acromax Media", e akuzuar nga një sërë mediash për censurë mediatike për llogari të aktorëve të ndryshëm, por dhe vetë pronarit Aldor Nini, në lidhje me rastin e rrjedhjes së videove intime në internet.

Nini është shfaqur në televizionin "A2 CNN" dhe sipas shkrimtares e ish-deputetes, ka mbrojtur kompozitorin Adi Hila, në dhomën e gjumit të të cilit janë regjistruar momente intime me personazhe të njohur të estradës dhe më pas janë publikuar në sajte për të rritur.

"Ky burri po mbron burrin, sa turp!  Dhe në dorë të këtij është e gjithë Shqipëria, si i Akromaksit që është! Zoti Nini, sillet si burrë, trimi!  Mos jeni gjë njëlloj, që bëni të tillë avokati të pabojë?!", shkruan ish-deputetja Flutura Açka.

"Sa turp, Shqipëria është në dorën e
Postimi i ish-deputetes Flutura Açka

Aldor Nini njihet si një censurues i mediave dhe ndaj tij është hapur një proces penal në Gjykatën e Tiranës, pikërisht prej shfrytëzimit të rrjeteve sociale për qëllime personale, duke çelur adresa fallco, më qëllim dëmtimin e personave të tretë. Gjithashtu, Aldor Nini ka edhe një gjyq tjetër të hapur, pasi muaj më parë tentoi të rrëmbente vajzën e tij të mitur.

Precedentët me ligjin nuk mungojnë, ku ka pasur denoncime edhe për dhunë nga ish-bashkëshortja.

Një “ekspert” i mediave sociale ka probleme të theksuara me ligjin, ndërsa në televizione ftohet për të dhënë mendime se si duhet të përdoren ato, në një kohë, kur vetë ka zgjedhur vetëm t’i keqpërdorë duke u vendosur dhe përpara togave të zeza për të dhënë llogari para ligjit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese