FINLANDE – Pasditen e sotme, Kombëtarja shqiptare udhëtoi nga Cesena drejt Helsinkit, ku pas mbërritjes në Finlandë ekipi u akomodua menjëherë në hotel.
Ditën e nesërme, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, së bashku me një prej lojtarëve, do të dalë në konferencën për shtyp në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Konferenca për mediat do të nisë në orën 14:00.
Pas përfundimit të konferencës, ekipi kuqezi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në “Helsinki Olympic Stadium”, ku do të mbyllë përgatitjet për sfidën ndaj Finlandës.
Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube dhe në FSHF TV.
Ndeshja Finlandë-Shqipëri do të luhet më 3 tetor, në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00.


