FOTO/ Parku Rinia do të ketë një godinë të re shumëkatëshe, shpallet projekti fitues për “Tirana Fountain Plaza”

1 Tetor 2026, 21:35Sociale TEMA

FOTO/ Parku Rinia do të ketë një godinë të re

Në Parkun Rinia, në zemër të kryeqytetit, do të ndërtohet një godinë tridimensionale me shumë kate. Kompania daneze “Bjarke Ingels Group” u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin e ri, i pagëzuar si “Tirana Fountain Plaza”.

Projekti fitues parashikon një ndërtesë të ngritur mbi nivelin e tokës, me volume që synojnë të lirojnë hapësirën e parkut dhe ta mbajnë atë të aksesueshme për publikun. Projekti do të zëvendësojë godinën aktuale të kompleksit “Tajvani” në kryeqytet, që është një pronë private.

Më herët, gjatë prezantimit të pesë projekteve ndërkombëtare, që ishin pjesë e garës, përballë një jurie ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij plani, që sipas tij, do të transformojë Parkun Rinia, por pa prekur hapësirën e gjelbër brenda tij.

“Rruga që kemi zgjedhur, për të ftuar në Shqipëri dhe përfshirë në këtë fazë historike ëndrrash dhe ambiciesh të mëdha arkitektë ndërkombëtarë, është rruga më e mirë për të nesërmen”, theksoi kryeministri Edi Rama.

Lini një Përgjigje