Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Udhëtimi misterioz i Ron Yeffet

VIDEO/ ‘Sapo u ktheva nga Afrika’, Ron Yeffet: Arjeta dhe njerëz të tjerë po punojnë me mua atje

21:37, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera detaje nga audiopërgjimet e Ron Yeffet janë bërë publike në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ku në një prej bisedave ai flet për aktivitetin e tij në Afrikë dhe përmend Arjetën si një prej personave që, sipas tij, po punojnë me të atje.

Në bisedën e publikuar, Yeffet i propozon bashkëbisedueses që të udhëtojë me të në Afrikë, duke i kërkuar që të shohë nga afër aktivitetin dhe më pas të përfshihet në drejtimin e tij.

‘Pra, udhëto me mua atje, eja me mua. Unë sa u ktheva nga atje, Arjeta dhe njerëz të tjerë po punojnë me mua atje’, dëgjohet të thotë Yeffet.

Audiopërgjimi i ri në SYRI TV:

Ron Yeffet: Ne mundemi, mund t’i blejmë dhe ti shesim këto, por paralelisht me këto mendoj se do të ishte shumë e mençur që të hapnim një fabrikë atje.

Ron Yeffet: Dhe mund të kemi dikë që ti drejtojë këto biznese sepse ...

Tatiana: Pra, meqenëse ata nuk kanë punuar kurrë në Afrikë, si mendoni të veproni në këto raste referuara në dimensionin e shitjes me pakicë në Sudan, për të parë se si funksionon, si është dhe pas kësaj, për shkak se paketimi është i vështirë të bëhet.

Ron Yeffet: Më duhet ndihma e tyre në drejtimin e këtyre bizneseve sepse, ti më kupton ...

Tatiana: Po, sigurisht, por për këtë më duhet një leje (konfirmim), e di, mendoj se për të punuar duhet një leje, konfirmim.

Ron Yeffet: Pra, udhëto me mua atje, eja me mua. Unë sa u ktheva nga atje, Arjeta dhe njerëz të tjerë po punojnë me mua atje. Udhëto me mua për të parë, për të parë, ti duhet të më kuptosh që të jem ... Do të jap të gjitha marrëdhëniet, lidhjet dhe gjithçka, dhe ti do ta ndjekësh nga ai moment. Nuk kam kohë ta ndjek dhe të bëj ...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco