web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikimi i videove intime/ Gazetari zbulon detaje: Grupi i IP-së është verifikuar

1 Tetor 2026, 21:37, Aktualitet CNA

Publikimi i videove intime/ Gazetari zbulon detaje: Grupi i IP-së

Gazetari Merin Maçi ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me publikimin e videove intime.

Gazetari ka treguar se bëhet fjalë për 10 video të plota dhe janë identifikuar 8 persona, dy prej tyre meshkuj.

Dy prej personave u shpreh gazetari të kontaktuar nga Policia kanë deklaruar se janë të gatshëm të flasin për këto pamje.

Sipas informacioneve, gazetari Maçi tha se videot dyshohet se janë regjistruar gjatë fundit të vitit 2024 dhe gjatë vitit 2025.

Materialet, sipas gazetarit, janë publikuar fillimisht në një grup në Telegram. Nga verifikimet paraprake të IP-së, grupi rezulton të jetë krijuar apo administruar nga jashtë vendit.

Për këtë grup, sipas Maçit, ka nisur gjithashtu një hetim. Gjatë bisedës, Maçi u shpreh se nga pistat që po hetohet lidhet me mundësinë e një ndërhyrjeje në serverët e kamerave të një studioje muzikore, ku dyshohet se janë regjistruar videot.

“Bëhet fjalë për dhjetë video të plota dhe më pas janë hequr prej tyre disa episode që janë shpërndarë në rrjet. Jnaë kontaktuar edhe personat që janë pjesë e këtyre videove. Janë kontaktuar me telefon, dhe dy prej tyre kanë deklaruar se do flasin. Janë identifikuar tetë persona, dy prej tyre janë meshkuj dhe të tjerët janë vajza. Janë filmuar këto videot në fund të 2024 dhe në fillim të 2025.

Këto video janë hedhur në një grup telegram fillimisht. Grupi, nga IP-ja që është verifikuar rezulton të jetë jashtë vendit. Edhe për këtë grup ka nisur një hetim kryesisht.

Të gjithë personat e përfshirë do merren në pyetje nga Policia. Dyshimet paraprake të hetuesve flasin për një ndërhyrje në serverat e kamerave, që ishin në studion muzikore”, tha ai./ CNA





Lajmet e fundit nga