Kompozitori i njohur Adrian Hila është paraqitur mbrëmjen e kësaj të enjte në ambientet e Prokurorisë së Tiranës. Ai është kërkuar të pyetet dhe nga efektivët e DVP Tiranë, për videot intime që kanë rrjedhur në internet, të regjistruara në shtëpinë e tij.
Adi Hila është duke dhënë deklarime përpara një grupi të posaçëm hetimor, me oficerët që janë duke e pyetur kompozitorin nëse ai kishte dijeni për pajisjen regjistruese në dhomën e gjumit dhe mënyrën sesi pamjet filmike përfunduan në sajte për të rritur.
Më herët, oficerët e Policisë së Tiranës kanë marrë kontakt përmes telefonit me Adi Hilën dhe siç u raportua, ai nuk ndodhej në kryeqytet për shkak se ishte i tronditur nga gjithë ngjarja.
Kompozitori u ka thënë oficerëve se do të paraqitej për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me rrjedhjen e videove intime në internet, dhe ashtu ka ndodhur. Mbrëmjen e sotme, datë 1 Tetor, ai është paraqitur për t'u marrë në pyetje.
Gjatë ditëve të fundit, opinioni publik është shokuar nga rrjedhja e disa videove intime nga një kamer që ishte vendosur në dhomën e gjumit të kompozitorit të njohur Adrian Hila dhe aludimet për personazhet e përfshirë janë të shumta.
Megjithatë, emra si Aurela Gaçe, Filloreta Reçi, Rozana Radi dhe tani dhe Luana Vjollca, mohojnë të kenë lidhje me këto thashetheme, duke i konsideruar me përgjegjshmëri të pavërteta. Ato janë distancuar nga ngjarja.
