
Situata vijon të jetë kritike në fshatrat Galush dhe Gjevur të Peqinit, ku prej disa orësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte, shkurre dhe bimësi.
Deri tani, flakët kanë përshkuar rreth 25 hektarë tokë, ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë.
Në terren janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse, struktura të emergjencave civile, efektivë të Forcave të Armatosura dhe banorë të zonës. Për shuarjen e flakëve është ndërhyrë edhe nga ajri, por zjarri ende nuk është neutralizuar.
Gjatë gjithë pasdites situata ka qenë e vështirë për shkak të përhapjes së flakëve, ndërsa në orët e mbrëmjes zjarri ka avancuar në drejtim të një blloku banesash.
Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar afrimin e tyre drejt banesave./Versus.al

