• Kontakt
Thursday, October 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Audiopërgjimi i Roni Yeffet/ Abilekaj: Armët e Sudanit do të ishin shkelje e detyrimeve të NATO-s

22:31 : 01/10/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites

Gazetari Enton Abilekaj ka kërkuar nisjen e një hetimi institucional mbi kontaktet e lidhura me TIMAK Defence dhe pretendimet për tregti armësh me palë në Sudan.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Abilekaj u ndal te përmbajtja e përgjimeve të publikuara së fundmi, ku sipas tij flitet për kontakte konkrete me persona dhe struktura në Sudan, si dhe për mundësinë e sigurimit të armëve prej andej.

Sipas tij, nëse këto pretendime do të konfirmoheshin nga institucionet, do të duhej të verifikohej edhe nëse aktiviteti i kompanisë përputhet me kushtet e licencimit për tregtinë dhe prodhimin e armëve.

Abilekaj përmendi veçanërisht Shërbimin Informativ të Ushtrisë dhe SHISH-in si struktura që, sipas tij, mund të verifikojnë lëvizjet e personave të përfshirë, kontaktet e tyre dhe çdo gjurmë të mundshme të transportit të armëve përmes territorit shqiptar. Për përgjegjësitë konkrete, ai kërkoi gjithashtu përfshirjen e SPAK-ut.

“Jemi në prag të një skandali”, deklaroi gazetari, duke ngritur pikëpyetjen nëse armë me origjinë nga Sudani mund të kenë kaluar përmes Shqipërisë.

Lexo edhe:

Kanosi një person me kallashnikov, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Abilekaj argumentoi se një skenar i tillë do të kërkonte verifikim të menjëhershëm, për shkak të detyrimeve që Shqipëria ka si vend anëtar i NATO-s dhe kuadrit të sanksioneve ndërkombëtare.

Në fokusin e tij ishte edhe udhëtimi dhe kontaktet e personave të lidhur me kompaninë në Sudan. Sipas Abilekajt, fakti që këta persona kanë zhvilluar takime dhe kanë diskutuar mundësi bashkëpunimi me palë sudaneze është një element që, sipas tij, duhet të hetohet.

“Minimumi që duhej të ishte bërë që nga dalja për herë të parë e audiopërgjimit ishte një hetim i shpejtë”, tha Abilekaj, duke shtuar se institucionet duhet të përcaktojnë nëse ka pasur shkelje të rregullave që lidhen me licencimin.

Gazetari ngriti gjithashtu pyetje mbi mënyrën se si mund të verifikohej nëse armë kanë hyrë apo kanë dalë nga Shqipëria. Sipas tij, gjurmët e udhëtimeve dhe lëvizjeve të personave mund të kontrollohen përmes sistemeve kufitare, ndërsa transporti i sasive të mëdha të armëve do të kërkonte verifikim të posaçëm.

TIMAK Defence është krijuar si një sipërmarrje e përbashkët mes KAYO-s, kompanisë shtetërore shqiptare, dhe TIMAK-ut. Dokumentet e Autoritetit të Konkurrencës e përshkruajnë KAYO-n si një shoqëri me aktivitet në projektimin, prodhimin, riparimin dhe tregtimin e pajisjeve dhe sistemeve të armatimit.

Etiketa: abilekajArmeAudiopërgjimi i Roni YeffetnatoTIMAK DEFENCE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kanosi një person me kallashnikov, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

15:41 : 01/10/2026
AKTUALITET

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

15:25 : 29/09/2026
AKTUALITET

Ekspertja kanadeze për skandalin e SHISH: Hetim i plotë për të zbuluar nëse ka një rrjet

20:37 : 28/09/2026
BOTA

Kryediplomati polak: Rusia nuk ka forcë për sulm ndaj NATO-s

10:16 : 28/09/2026
AKTUALITET

Tre operacione në Tropojë e Kukës, arrestohen tre persona për armëmbajtje, drogë dhe vjedhje/ VIDEO

10:12 : 28/09/2026
BOTA

Armët nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi me Iranin

11:10 : 25/09/2026

TË GJITHA

Audiopërgjimi i Roni Yeffet/ Abilekaj: Armët e Sudanit do të ishin shkelje e detyrimeve të NATO-s

22:31 : 01/10/2026

Tjetër audiopërgjim i Ron Yeffet: Po mendoj hapjen e një fabrike armësh në Afrikë

22:24 : 01/10/2026

A do t’i bashkohet PD protestës? Bardhi: Nuk na shqetësojnë thirrjet ‘Berisha në burg’!

22:21 : 01/10/2026

Publikimi i videove intime, kompozitori Adrian Hila merret në pyetje në Policinë e Tiranës

22:09 : 01/10/2026

Publikimi i videove intime, gazetari: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

22:00 : 01/10/2026

Kur “miku” të hap derën/ Babai harton projektin, vajza e shqyrton, AZHBR paguan 15 mln lekë

21:45 : 01/10/2026

Tensionet në protestë, policia ‘u pret’ rrugën protestuesve

21:31 : 01/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com