Greqia ishte vetëm pak minuta larg një fitoreje të madhe ndaj Holandës, pasi e mbylli pjesën e parë me avantazhin e dy golave, por “Tulipanët” reaguan në fraksionin e dytë. Virgil van Dijk rihapi ndeshjen, ndërsa Tijani Reijnders shënoi në fund për të shpëtuar Holandën nga humbja dhe për të vendosur rezultatin përfundimtar 2-2 në një përballje spektakolare.
Greqia surprizon Holandën, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-0. Skuadra greke zhvilloi një 45-minutësh të shkëlqyer dhe goditi dy herë në portën holandeze.
Goli i parë erdhi në minutën e 23-të. Fotis Ioannidis mori një pasim me kokë nga Georgios Masouras dhe nga hyrja e zonës lëshoi një goditje që përfundoi në rrjetë.
Greece [1] - 0 Netherlands - Fotis Ioannidis 23'
by
u/OptimusCloyster in
soccer
Greqia pati edhe një gol të anuluar në minutën e 14-të për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it.
Në shtesën e pjesës së parë, në minutën 45+2, erdhi edhe goli i dytë. Ioannidis kaloi portierin dhe shërbeu për Masouras, i cili e pati të thjeshtë të dërgonte topin në portën e boshatisur.
Greece [2] - 0 Netherlands - Giorgos Masouras 45+2'
by
u/OptimusCloyster in
soccer
Holanda ngushton diferencën në 2-1 me Van Dijk në minutën e 59-të.
Greece 2 - [1] Netherlands - Virgil van Dijk 59'
by
u/OptimusCloyster in
soccer
Pas shumë përpjekjesh, Tijani Reijnders, një minutë para fundit të ndeshjes, shpëton Holandën nga humbja, 2-2.
Greece 2 - [2] Netherlands - Tijjani Reijnders 89'
by
u/OptimusCloyster in
soccer
© SYRI.net
Mungesa e Ronaldos nuk ndihet, Portugalia fitonte goleadë në Danimarkë
Wayne Rooney siguron flokë të rinj pas dy transplanteve: Jam shumë i kënaqur me pamjen e re
VIDEO/ Gjermania mposht pastër Serbinë, Klopp feston fitoren e parë në krye të 'Panzerave'Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: