Portugalia ka marrë një fitore spektakolare 4-2 në transfertën ndaj Danimarkës, duke ruajtur ecurinë perfekte në grupin A4 të Ligës së Kombeve. “Luzitanët” e siguruan suksesin edhe në mungesë të Cristiano Ronaldos, në një ndeshje të vendosur nga golat dhe përmbysjet e shumta.
Portugalia e nisi mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 14-të. João Cancelo u fut bukur në zonë pas kombinimit me Gonçalo Ramos dhe e mposhti portierin Mads Hermansen me një goditje të saktë.
Danimarka reagoi në minutën e 23-të, kur Mikkel Damsgaard realizoi me një goditje të bukur në cepin e largët, duke barazuar shifrat në 1-1.
Megjithatë, Portugalia riktheu avantazhin vetëm tri minuta më vonë. Bruno Fernandes shërbeu për Gonçalo Ramos, i cili nuk gaboi përballë Hermansen dhe shënoi për 2-1.
Në pjesën e dytë, Danimarka barazoi sërish. Në minutën e 53-të, Rasmus Højlund mori një pasim nga Damsgaard dhe realizoi me një parabolë elegante mbi Diogo Costan, duke e çuar rezultatin në 2-2. Sulmuesi festoi me gjestin karakteristik të Cristiano Ronaldos.
Portugalia nuk u dorëzua dhe në minutën e 67-të gjeti golin e tretë. Vitinha u ngrit më lart se të gjithë në zonë dhe shfrytëzoi krosimin e Bruno Fernandes-it për të shënuar për 3-2.
Në fund, João Félix vulosi fitoren në minutën e 85-të, duke finalizuar pasimin e Diogo Dalot dhe duke vendosur shifrat përfundimtare në 4-2.
Me këtë fitore, Portugalia regjistron tri fitore në tri ndeshje dhe mban kreun e grupit.
© SYRI.net
Izraeli dhe Kosova ndahen pa gola, ‘Dardanët’ ruajnë rekordin pozitiv ndaj këtij kundërshtari
Wayne Rooney siguron flokë të rinj pas dy transplanteve: Jam shumë i kënaqur me pamjen e re
VIDEO/ Barazim spektakolar mes Greqisë dhe Holandës, 'Tulipanët' shpëtojnë në fundBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: