Zjarr masiv në Galush të Peqinit/ Himçi: Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet urgjentisht ndërhyrje

22:08, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Bledi Himçi, ka denoncuar nga terreni situatën e rëndë të krijuar nga zjarri në fshatin Galush, në njësinë administrative Përparim të bashkisë Peqin.

Sipas Himçit, flakët kanë përfshirë malin dhe po afrohen me shpejtësi drejt banesave, duke vënë në rrezik familjet dhe gjënë e gjallë.

Himçi tha se banorët ndodhen në panik dhe se, sipas dëshmive të tyre, ndihma zjarrfikëse ka mbërritur vetëm gjatë mesditës.

Ai i bëri thirrje pushtetit lokal, bashkive fqinje dhe qeverisë të ndërhyjnë urgjentisht me mjete zjarrfikëse dhe helikopterë, si dhe të jenë gati për evakuimin e familjeve nëse situata përkeqësohet.

Himçi: Jemi në fshatin Galush të njësisë administrative Përparim të bashkisë Peqin. Ka rënë një zjarr masiv. I gjithë mali po... po digjet dhe po i afrohet shtëpiave.

Këto familjarë po jetojnë në një panik të paparë pasi po rrezikojnë jo vetëm djegien e shtëpive, por edhe të gjithë gjënë e gjallë që kanë këtu. Asnjë ndihmë nga ana e qeverisë, qoftë edhe nga pushteti lokal.

 Me sa më thanë banorët, ka ardhur zjarrfikësja vetëm në drekë, ndërkohë që zjarri është shumë pranë shtëpiave të banimit. I bëj thirrje të menjëhershme pushtetit lokal, bashkive fqinje që të sjellin zjarrfikëset këtu, qeverisë që të sjellë helikopterët dhe të jenë të pranishëm edhe për të evakuuar këto familjarë dhe gjithë gjënë e gjallë që ato kanë.

Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme. Ju bëj thirrje të menjëhershme të gjitha organeve të pushtetit lokal dhe pushtetit qendror të jenë të pranishëm këtu sa më shpejt të jetë e mundur. Mund t'i dëgjoni edhe vetë familjarët.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco