Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi (Fifi), ka dalë me një mesazh sqarues me zë dhe figurë për videot intime që janë regjistruar në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila dhe kanë rrjedhur më pas në sajte për të rritur në internet.
Ajo mohon kategorikisht të ketë lidhje me Adi Hilën dhe thotë se nuk e njeh e kurrë në jetën e saj nuk ka pasur ndonjë bashkëpunim me të. Sipas Fifit, njerëzit po shpifin vetëm sepse një nga vajzat që shfaqet në video, ka pak ngjashmëri me të.
"Jo nuk jam në ato video unë. Në mënyrë absolute, unë nuk kam asnjë lloj lidhje me kompozitorin në fjalë. Nuk kam pasur kurrë asnjë kontakt me kompozitorin në fjalë. Nuk e di as ku e ka studion dhe s'kam bashkëpunu, asnjë këngë nuk e kam punu me artistin në fjalë.
Po më shqetëson që më janë shqetësuar familjarët për këto shpifje, prishje dhe kanosje imazhi që po më bëhet këto dy ditë. Nuk kam faj unë që ajo tjetra e kish sikur hijen tem", dëgjohet të thotë këngëtarja e njohur, duke u distancuar nga ngjarja.
Kompozitori i njohur Adrian Hila është paraqitur mbrëmjen e kësaj të enjte në ambientet e Prokurorisë së Tiranës. Ai është kërkuar të pyetet dhe nga efektivët e DVP Tiranë, për videot intime që kanë rrjedhur në internet, të regjistruara në shtëpinë e tij.
Gjatë ditëve të fundit, opinioni publik është shokuar nga rrjedhja e disa videove intime nga një kamer që ishte vendosur në dhomën e gjumit të kompozitorit të njohur Adrian Hila dhe aludimet për personazhet e përfshirë janë të shumta.
Megjithatë, emra si Aurela Gaçe, Rozana Radi dhe Luana Vjollca, mohojnë të kenë lidhje me këto thashetheme, duke i konsideruar me përgjegjshmëri të pavërteta. Ato janë distancuar nga ngjarja.

