Jorge Jesus nuk tërhiqet nga çështja Ronaldo edhe psa ndeshjes: Rregullat janë të njëjta për të gjithë Lionel Messi ka bërë një tjetër lëvizje të bujshme jashtë fushës së lojës. Ylli argjentinas është bërë pronar i klubit spanjoll CD Eldense, që aktualisht militon në kategorinë e dytë të futbollit në Spanjë, LaLiga Hypermotion.
Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi, i cili përmes një komunikate njoftoi nisjen e një kapitulli të ri në historinë e tij më shumë se 100-vjeçare. “Club Deportivo Eldense njofton zyrtarisht blerjen e klubit nga Leo Messi, duke nisur një fazë të re dhe emocionuese në historinë tonë më shumë se njëqindvjeçare”, thuhet në komunikatën e klubit.
Sipas Eldenses, ardhja e një prej figurave më të rëndësishme në historinë e futbollit si pronar i klubit shënon fillimin e një projekti afatgjatë, me synimin për të zhvilluar klubin në aspektin sportiv, institucional dhe social. E themeluar në vitin 1921, skuadra nga Elda synon të konsolidohet në futbollin profesionist spanjoll, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe historinë e saj.
Për Messin, ky është investimi i dytë në një klub futbolli në Spanjë gjatë këtij viti. Në prill, argjentinasi kishte marrë në pronësi edhe UE Cornellà, që garon në nivelet më të ulëta të futbollit spanjoll. Megjithatë, marrëveshja për Eldensen ende duhet të marrë autorizimin përkatës nga Consejo Superior de Deportes (CSD), në përputhje me legjislacionin sportiv spanjoll. Kështu, ndërsa vazhdon karrierën e tij si futbollist te Inter Miami, Messi po ndërton gjithnjë e më shumë një profil të ri në botën e futbollit: nga superyll në fushë, në pronar dhe investitor në klubet e futbollit.
Top Channel