Protesta kundër qeverisë/ Qytetarët sërish në shesh: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim të Ramës. Përplasen me policinë gjatë marshimit
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje 1 Tetor, 16:0...
Skandali i SHISH/ Përfundon Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat 1 Tetor, 11...
"Shqipëria kërkon revolucion"/ Mbyllet protesta e 123-të kundër qeverisë, qytetarët në kor: Arrestoni Ram&eum...
Miratimi i këtyre rregulloreve pritet të bëhet menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë të votojë ndryshimet në ligjin “Për sistemin e pagesave”, duke krijuar edhe bazën e nevojshme ligjore.
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloret për funksionimin e sistemeve të saj të pagesave, që, veç të tjerash, do t’u japin për herë ta për akses direkt në këto sisteme institucioneve financiare të pagesave.
Në ndryshimet e përgatitur në rregulloret për sistemet e pagesave AIPS, AIPS Euro dhe AECH, propozohet që, përveç Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare, pjesëmarrës direktë në sisteme të jenë edhe operatorët e shërbimeve të pagesave jo-banka. Në këtë kategori përfshihen institucionet e pagesave ose institucionet e parasë elektronike.
Miratimi i këtyre rregulloreve pritet të bëhet menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë të votojë ndryshimet në ligjin “Për sistemin e pagesave”, duke krijuar edhe bazën e nevojshme ligjore.
Pjesëmarrja direkte në sistemet e pagesave është një kërkesë e hershme e institucioneve financiare të pagesave, sidomos pas miratimit të ligjit të ri “Për shërbimet e pagesave”, që transpozoi Direktivën Europiane të Pagesave PSD 2.
Në argumentimin e këtyre institucioneve, nuk mund të ketë konkurrencë plotësisht të drejtë dhe të barabartë në shërbimet e pagesave, për sa kohë që pjesëmarrja direkte në sistemet e pagesave mundësohet vetëm për bankat tregtare, ndërsa institucionet e pagesave duhet t’i shlyejnë detyrimisht pagesat nëpërmjet tyre.
Për këtë arsye, anëtarësimi direkt i institucioneve financiare jo-banka në sistemet kombëtare të pagesave do të shënojë një risi të rëndësishme në funksionimin e tregut të pagesave.
Sipas rregullores përkatëse në fuqi, pjesëmarrësit në sistemin e pagesave të Bankës së Shqipërisë, të pagesave ndërbankare me vlerë të madhe (AIPS) kategorizohen në pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, të tërthortë dhe pjesëmarrës operatorë. Pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, të cilët kryejnë pagesat direkt nga llogaritë e tyre të shlyerjes, janë Banka e Shqipërisë dhe bankat tregtare. Pjesëmarrës të tërthortë, të cilët shlyejnë nëpërmjet llogarive të administruara nga Banka e Shqipërisë, janë Ministria e Financave, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)), Banka Botërore (IBRD) dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), që e kanë këtë të drejtë nga ligjet e organizimit të tyre. Banka e Shqipërisë, në rolin e saj si agjent shlyerës për klientët e saj, kryen pagesa për pjesëmarrësit e tërthortë, duke administruar llogari të posaçme për ta.
Pjesëmarrës operatorë, janë subjektet të cilët shlyejnë pozicionet e tyre nëpërmjet llogarive të
shlyerjes së pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në sistemin AIPS mbi bazë të autorizimit të dhënë për ta nga këta të fundit. Në këtë kategori përfshihen operatorë të sistemeve të shlyerjes së titujve, operatorë të sistemeve të pagesave, operatorë të shtëpive të klerimit, operatorë të skemave
kombëtare të pagesave me kartë, si dhe elementë të tjerë të rëndësishëm të sistemit kombëtar të pagesave të licencuar sipas ligjit “Për sistemin e pagesave”, si edhe operatorë të skemave ndërkombëtare të pagesave me kartë.
Ndërkohë, pjesëmarrësit në sistemin e klerimit të pagesave me vlerë të vogël (AECH) kategorizohen në pjesëmarrës të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Aktualisht, pjesëmarrës të drejtpërdrejtë janë subjektet që shlyejnë nëpërmjet llogarisë së tyre të shlyerjes në sistemin AIPS dhe në këtë kategori përfshihen vetëm Banka e Shqipërisë dhe bankat tregtare.
Pjesëmarrës të tërthortë janë subjektet të cilët shlyejnë nëpërmjet llogarisë së një pjesëmarrësi
shlyerës në sistemin AIPS ose nëpërmjet llogarive të administruara nga agjenti shlyerës. Në këtë kategori përfshihen Ministria e Financave dhe pjesëmarrës të tjerë të cilët e kanë këtë të drejtë nga ligjet e organizimit të tyre, si edhe subjektet financiare jo-banka të përfshira në aktivitetin e pagesave, transfertave dhe emetimit të parasë elektronike, të cilët mund të mbajnë llogari klientësh dhe që shlyejnë nëpërmjet llogarisë së një banke në sistemin AIPS.
Me rregulloren e re, institucionet financiare të parasë elektronike dhe të pagesave do të marrin të drejtën për të qenë pjesëmarrës direktë në të dyja sistemet e mësipërme, përveçse edhe në sistemin e ri të pagesave të menjëhershme (instant payments)./Monitor
Foto ilustruse Zhvlerësimi i Euros dhe valutave të tjera kryesore të huaja në kursin e këmbimit me Lekun po vazhdon të ul&eum...
Tirane Shumë sipërmarrës në kryeqytet nxituan të marrin leje për kulla, më shumë kate që u parashikuan pë...
PPP Për periudhën 2017-2025 buxheti i shtetit ka paguar në total 98 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard euro, për 12 kontrata ...
foto ilustruese TIRANË- Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shte...
TIRANË- Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga sektori bankar tregojnë se, gjatë gjysmës së pa...
foto ilustruese TIRANË- Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka është rritur gjatë viteve të fun...
foto ilustruese TIRANË- Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij v...
Foto ilustruse Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka është rritur gjatë viteve të fundit, por difer...
TIRANË- Bizneset me detyrime të papaguara në dogana pritet të kenë një kufi maksimal për kamatvonesat që mund t’...
Foto Ilustruese TIRANË- Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit po rriten për të gjashtin vit radhazi dhe ka...