web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vranësira dhe kthjellime/ Moti për ditën e sotme

2 Tetor 2026, 07:20, Sociale CNA

Vranësira dhe kthjellime/ Moti për ditën e sotme

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës. Pas orëve të pasdites mot përsëri kryesisht i kthjellët, si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe male era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga