Shifër rekord në Europë/ 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...

Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e po rritet, sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve pohojnë se nuk e përballojnë sot blerjen e një automjeti.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, 41% e shqiptarëve deklaruan në vitin 2023 se nuk mund të përballojnë blerjen e një makine personale. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e mesatares së Bashkimit Europian, prej 5.6% në vitin 2023 dhe 5.5% në 2025-n.
Shifra është më e larta dhe në rajon. 16% e serbëve deklaruar në 2023-n se nuk blinin dot një automjet. Në 2025-n treguesi ra lehtë në 15%.
Në Maqedoninë e Veriut vetëm 13% nuk mund të blejë automjet, sipas të dhënave që i referohen vitit 2024. Në Mal të Zi, përqindja është akoma më e ulët, vetëm 8.9% në 2024-n. Të dhënat për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën mungojnë.
Përqindja më e lartë e shqiptarëve që deklarojnë që nuk blejnë dot makinë është nga personat që janë vetëm, me 66% të meshkujve të saj kategori dhe 88% të femrave.
Ndonëse vitet e fundit është rritu ndjeshëm numri i mjeteve në qarkullim, me rreth 100 mijë makina që janë regjistruar për herë të parë përkatësisht në 2024 dhe 2025, sërish Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë.
Sipas të dhënave të tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR) në fund të vitit 2025, në vend kishte gjithsej 847 mijë autovetura personale në qarkullim.
Në raport me popullsinë, më shumë se një në tre banorë kanë një veturë, ose 360 autovetura për 1000 banorë. Kjo shifër është gati sa gjysma e mesatares së Bashkimit Europian prej 578 makina për 1000 banorë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.
Megjithatë, pas rishikimit në ulje të popullsisë, Shqipëria ka ikur nga fundi i listës dhe renditet e treta në rajon, pas Malit të ZI (442) dhe duke iu afruar Serbisë (394), teksa ka lënë pas Maqedoninë e Veriut (338) dhe Bosnjën (338).
Në Europë, më pak makina kanë Kosova (241) dhe Turqia (203).
Rekordin e mban Italia, me 709 makina për 1000 banorë, e ndjekur nga Finlanda (671), Qipro (670).
Europa
Sipas Eurostat, në vitin 2025, 5,5% e popullsisë së Bashkimit Europian nuk mund të përballonte një makinë për përdorim personal, sipas Eurostat. Përqindja më e lartë u regjistrua në Finlandë, me 11,3%, e ndjekur nga Hungaria me 10,4% dhe Bullgaria me 10,0%.
Në anën tjetër, nivelet më të ulëta u shënuan në Qipro (1,6%), Slloveni (1,7%) dhe Kroaci (2,6%). Treguesi mat pjesën e popullsisë që jeton në familje të cilat deklarojnë se nuk kanë mundësi financiare të zotërojnë një makinë për përdorim personal. /Monitor

Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe s...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...
Tregu shqiptar i produkteve të ndërtimit pritet t’i nënsht...
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0.3 pikë në muajin...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë për herë të tretë ...
Çmimi i naftës ra të enjten, ndërsa rimëkëmbja e eksportev...
Raporti i kredive me probleme i institucioneve financiare ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 80.5 lekë dhe ...
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restor...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 mili...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde ...
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dh...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe shi...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.1 lekë dhe ...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pas kontaktimit, kompozitori Adrian Hila është paraqitur k...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar që posedonte në bane...
Policia e Durrësit ka parandaluar përshkallëzimin e një ko...
Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Një ortek në malin Himalung në Himalaje u ka marrë jetën 1...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Policia turke arrestoi këtë të enjte kryetarin e bashkisë ...
Polonia do të zgjasë kontrollet përgjatë kufirit të saj me...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe s...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...