Një ‘re’ shiu në mes të Tiranës është ideja fituese e konkursit ndërkombëtar që do të zërë vendit e godinës së ‘Tajvanit’ në ‘Parkun Rinia', që do të quhet 'Tirana Fountain Plaza.'
Uji është një element kryesor që e bën të duket sikur bie ‘shi’ vazhdimisht apo varet si ujëvarë nga pika të caktuara. ‘Ishuj’ të vegjël gjenden mes gjelbërimit duke ofruar mundësi për t’u çlodhur, ndërsa do të ketë edhe hapësira të dedikuara leximi.
Në ambientet e sipërme ruhet pjesa e restoranteve dhe bar kafeve që janë identitare për godinën pasi prej kohësh ka shërbyer si një pikë e rëndësishme takimi për njerëzit.
E njëjta ide ruhet edhe në rrafshin e saj, që mbetet gjithashtu një mjedis argëtimi edhe për fëmijët.
Për kryeministrin Rama, ky projekt i ideuar nga studioja daneze BIG - Bjarke Ingels Group, i shton një shëmbëlltyrë arkitektonike “kryeqytetit të Europës së Ballkanit.”
“Ja projekti fitues i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiëanin” e Parkut Rinia, duke rritur edhe sasinë e gjelbërimit e të ujit në park dhe duke i shtuar një tjetër shëmbëlltyrë arkitektonike të nivelit më të lartë europian, kryeqytetit të Europës së Ballkanit”, shkruan Rama.
-
kjo kulle te behet tek bulevardi i ri...jo tek parku rinia.....vdeksh nje ore e me pare o kryeminister hajdut....
Përgjigju -
KUR DO TE NDALOJNE MARREZITE?
Përgjigju -
Ca banjo e mire do behet
Përgjigju -
Dmth kjo gjeja prej betoni ne mes te parkut te vetem qe ka mbetur ne tirane do ta ktheka parkun ne nje oaz ??!! Ca mbeti tjeter pa u prishur ne kte qytet, cfare mbeti tjeter pa u ber me kulle ne mes si pallati i kongreseve ,teatri,stadiumi parku rinia.
Përgjigju -
Nje horror betoni !!!PIKEN E HAJRIT MOS E BOFSH, BREZ PAS BREZI!
Përgjigju -
Shkurt ti Rama meriton te varesh me kembes perpjete diku ne qender te Tirane s,thjeshte si betonizues I pa nevoije dhe I qellimshem I Tiranes
Përgjigju -
Bravo e ben Beso Taivanit me leket qe grabiti te rafineria ballshit
Përgjigju -
Idea per te prishur cdo kujtese historike ne Tirane po ngardhen.Ka synim per ta kther ne qytetin me pak te jetueshem ne bote.
Përgjigju








Komente
Komento