Moti sot, kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ç’ndodh me temperaturat
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pjesa më e madhe e territorit do të mbizotërohet nga moti i kthjellët.
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes priten vranësira të pakta deri mesatare dhe kalimtare në disa zona, ndërsa në pjesën tjetër moti do të mbetet kryesisht i kthjellët.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 28°C në Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat dhe Fier, ndërsa minimalet do të zbresin në 7°C në Korçë, Peshkopi dhe Kukës.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në vijën bregdetare, lugina dhe zonat malore do të forcohet deri në 16 m/s.
Në det, valëzimi do të jetë i forcës 2–3 ballë.




