SHBA dërgon 2 mijë marinsa në Lindjen e Mesme, supertankeri goditet në Ngushticën e Hormuzit

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 08:33 | Aktualitet

SHBA dërgon 2 mijë marinsa në Lindjen e Mesme, supertankeri

Tensionet rreth Iranit përshkallëzohen: SHBA po forcon praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa një supertanker me rreth 2.5 milionë fuçi naftë është goditur gjatë kalimit në Ngushticën e Hormuzit.

Një zyrtar amerikan i ka thënë Al Jazeera-s se rreth 2 mijë marinsa amerikanë janë nisur drejt Lindjes së Mesme, si pjesë e një përforcimi më të gjerë ushtarak rreth Iranit.

Sipas zyrtarit, grupi i sulmit i aeroplanmbajtëses USS Theodore Roosevelt dhe forcat e Makin Island janë larguar nga San Diego. Përforcimi i plotë i trupave amerikane në rajon pritet të përfundojë deri në nëntor.

Ndërkohë, UK Maritime Trade Operations njoftoi se një supertanker me kapacitet rreth 2.5 milionë fuçi naftë është goditur nga një predhë ose objekt i paidentifikuar teksa kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos