Po e shqyrtojmë”/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse provohet përgjegjësia për incidentin e FlyDubai, goditja do të jetë shumë e fortë

Donald Trump deklaroi të martën se Shtetet e Bashkuara do ta sulmonin ashpër Iranin, nëse hetimet do të vërtetonin përfshirjen e Teheranit në ngjarjen e ndodhur dje gjatë një fluturimi të FlyDubai.

Avioni, i cili po udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, u detyrua të ulej emergjentisht në Tabuk të Arabisë Saudite. Sipas autoriteteve izraelite dhe dëshmive të udhëtarëve, piloti i dytë sulmoi me thikë komandantin e fluturimit dhe tentoi të merrte kontrollin e avionit për ta rrëzuar atë.

Të lidhura

None found

I pyetur nga një gazetar se si do të reagonte Uashingtoni në rast se Teherani do të shpallej përgjegjës, presidenti amerikan u përgjigj: “Do të godasim shumë fort, mos u shqetësoni”.

Trump foli për këtë çështje edhe gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se dyshonte se Irani kishte rol në incident, por nuk paraqiti prova apo hollësi konkrete. “Do të thoja se përgjigjja është po, bazuar në atë që po dëgjoj, por po e shqyrtojmë”, u shpreh ai.

Në një intervistë për revistën Time, të publikuar sot, kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi si “të mundur” përshkallëzimin e sulmeve kundër Iranit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit, që do të zhvillohen në nëntor në Shtetet e Bashkuara.

Wall Street Journal raportoi se Pentagoni po përgatit dërgimin e një aeroplanmbajtëseje dhe disa anijeve të tjera luftarake në Gjirin Persik. Këto mjete, sipas raportimit, do të transportojnë rreth 10,000 trupa dhe dislokimi parashikohet të bëhet në fund të nëntorit.

Ndërkohë, në Lindjen e Mesme ndodhen aktualisht dy aeroplanmbajtëse amerikane. Ende nuk dihet nëse flotës do t’i shtohet një tjetër anije e këtij lloji apo nëse njëra prej tyre do të zëvendësohet.


Shtuar më 2.10.2026 08:45

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet