Teksa hoqi paralele me atë që po ndodh në Francë, me protestën e gjimnazistëve kundër politikave arsimore të qeverisë atje, e nxitur edhe nga partia e ekstremit të majtë, analisti Genc Burimi është i mendimit se njëjtë duhet të ndodhë në Shqipëri.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Burimi thotë se vetë opozita në Francë e pranoi se qëndron pas protestave të nxënësve, ndërsa shton se të njëjtin ndërveprim duhet të ndërmarrë edhe opozita shqiptare me protestat që vijojnë prej 4 muajsh në vendin tonë.
Sipas Burimit, nëse opozita mendon se ka të drejtë dhe kauza e saj po ashtu, duhet të shkojë nëpër auditore dhe t’i nxisë kundër asaj mënyrë qeverisjeje, dhe kjo në të mirën e tyre.
Ku është parë që një parti politike të bëjë thirrje, ndaj ky është dallimi me Francën, në Shqipëri s’janë studentët, këta janë fëmijë ende, janë gjimnazistë. Janë shumë të rinj, 14-18 vjeç.
Po mundohen në Francë, qeveria bazuar në rapprte të shërbimeve sekrete që ia vënë fajin partisë së ekstremit të majtë, që po i organizon dhe nxit këta nxënës. Dhe partia e pranon që i nxit.
Ajo thotë që nuk u them nxënësve që digjni e dhunë, është detyra ime si opozitë që të revoltoheni e ngriheni, kur një Francë jeni si kope në nxënëse, dhe vihen kaq shumë para dhe janë në fund të klasifikimit të Pizzës.
Në Shqipëri ka një lloj ndrotje, nëse kjo opozita ka të drejtë dhe kauza po ashtu, të shkojë te auditorët t’i nxisë, të ngrihen, politika është të bësh më të mirën për jetën e qytetit. Ti mund të kesh dhe të rinj të partisë tënde, të shkojnë t’u flasin nxënësve. Niveli i angazhimit është shumë i lartë në Francë, që 14 vjeç në rrugë.
Më 6 tetor do të bëhet protestsë e madhe, masa kritike. Janë vetë nyja gordiane, opozita që organizon këtë lloj interveprimi. Në Shqipëri është e kundërta. Protesta ka nisur por PD, është në një rugë paralele. Kemi një përçarje të forcave.
© SYRI.net
Deklarata e fortë e Bardhit: Ka patur komunikim mes Ramës dhe kreut të SPAK për Ballukun
‘Fati i Bashkisë Memaliaj’ në Kuvend/ Kryebashkiaku Malaj: Të mblidhemi nesër, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet
Zjarr masiv në Galush të Peqinit/ Himçi: Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet urgjentisht ndërhyrje