Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

    Zjarri përfshin 25 hektarë në Galush e Gjevur të Peqinit, flakët afrohen pranë banesave

    “Adi është muzikant i shkëlqyer”, Hervin Çuli: Lëreni të qetë gruan e tij!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
    Ekonomi

    41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

    October 2, 2026
    41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

    Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e po rritet, sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve pohojnë se nuk e përballojnë sot blerjen e një automjeti.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, 41% e shqiptarëve deklaruan në vitin 2023 se nuk mund të përballojnë blerjen e një makine personale. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e mesatares së Bashkimit Europian, prej 5.6% në vitin 2023 dhe 5.5% në 2025-n.

    Shifra është më e larta dhe në rajon. 16% e serbëve deklaruar në 2023-n se nuk blinin dot një automjet. Në 2025-n treguesi ra lehtë në 15%.

    Në Maqedoninë e Veriut vetëm 13% nuk mund të blejë automjet, sipas të dhënave që i referohen vitit 2024. Në Mal të Zi, përqindja është akoma më e ulët, vetëm 8.9% në 2024-n. Të dhënat për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën mungojnë.

    Përqindja më e lartë e shqiptarëve që deklarojnë që nuk blejnë dot makinë është nga personat që janë vetëm, me 66% të meshkujve të saj kategori dhe 88% të femrave.

    Ndonëse vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i mjeteve në qarkullim, me rreth 100 mijë makina që janë regjistruar për herë të parë përkatësisht në 2024 dhe 2025, sërish Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë.

    Sipas të dhënave të tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR) në fund të vitit 2025, në vend kishte gjithsej 847 mijë autovetura personale në qarkullim.

    Në raport me popullsinë, më shumë se një në tre banorë kanë një veturë, ose 360 autovetura për 1000 banorë. Kjo shifër është gati sa gjysma e mesatares së Bashkimit Europian prej 578 makina për 1000 banorë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

    Megjithatë, pas rishikimit në ulje të popullsisë, Shqipëria ka ikur nga fundi i listës dhe renditet e treta në rajon, pas Malit të ZI (442) dhe duke iu afruar Serbisë (394), teksa ka lënë pas Maqedoninë e Veriut (338) dhe Bosnjën (338).

    Në Europë, më pak makina kanë Kosova (241) dhe Turqia (203).

    Rekordin e mban Italia, me 709 makina për 1000 banorë, e ndjekur nga Finlanda (671), Qipro (670).

    Europa

    Sipas Eurostat, në vitin 2025, 5,5% e popullsisë së Bashkimit Europian nuk mund të përballonte një makinë për përdorim personal, sipas Eurostat. Përqindja më e lartë u regjistrua në Finlandë, me 11,3%, e ndjekur nga Hungaria me 10,4% dhe Bullgaria me 10,0%.

    Në anën tjetër, nivelet më të ulëta u shënuan në Qipro (1,6%), Slloveni (1,7%) dhe Kroaci (2,6%). Treguesi mat pjesën e popullsisë që jeton në familje të cilat deklarojnë se nuk kanë mundësi financiare të zotërojnë një makinë për përdorim personal./Monitor

    automjete blerja e makinës ekonomi ekonomia shqiptare Europë Familjet shqiptare fuqia blerëse Konsumatorët kostot e automjeteve makina mirëqenia ekonomike rekordi në Europë shpenzimet shqipëri shqiptarë standardi i jetesës Të ardhurat tregu i makinave varfëria vështirësi ekonomike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

    October 2, 2026

    Zjarri përfshin 25 hektarë në Galush e Gjevur të Peqinit, flakët afrohen pranë banesave

    October 1, 2026

    “Adi është muzikant i shkëlqyer”, Hervin Çuli: Lëreni të qetë gruan e tij!

    October 1, 2026

    Siria mohon kontaktet me Hezbollahun: Bashkëpunojmë vetëm me autoritetet libaneze

    October 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.