
Situata në Manati të Lezhës mbetet problematike, por fatmirësisht rreziku për banesat nga flakët masive, ka kaluar tanimë. Sot pritet që të ketë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve.
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu duke postuar një video të gjendjes në zonën ku kishte rënë zjarri, u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre në kushte thatësire.
“Ndezja e zjarrit në ferra, ara, mbeturina apo ambiente të hapura, qoftë me dashje apo nga pakujdesia, mund të vërë në rrezik banesa, prona dhe mbi të gjitha jetë njerëzish. Ju bëjmë thirrje: MOS NDIZNI ZJARRE! Në këto kushte, çdo papërgjegjshmëri mund të ketë pasoja shumë të rënda. Kur flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrja bëhet jashtëzakonisht e vështirë dhe mbrojtja e banesave një sfidë e madhe”- shkroi ai mes të tjerash. Versus.al

