Jorge Jesus nuk tërhiqet nga deklaratat për Cristiano Ronaldon

Portugalia fitoi 4-2 ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve, ndërsa trajneri Jorge Jesus e cilësoi paraqitjen si më të mirën e skuadrës deri tani.

Të lidhura

None found

Sipas tij, ky rezultat erdhi si pasojë e natyrshme e kohës më të gjatë që ekipi pati në dispozicion për përgatitje dhe stërvitje të përbashkët. Përballja u zhvillua pas tensioneve në kampin portugez, të cilat çuan në largimin e Cristiano Ronaldos nga kombëtarja.

Ronaldo mbeti i zhgënjyer pasi nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Norvegjisë, të fituar nga Portugalia 2-1. Edhe pse Jesus e kishte dërguar për t’u ngrohur gjatë takimit, kapiteni nuk u fut në lojë dhe pas përfundimit të saj u drejtua i pakënaqur në dhomat e zhveshjes.

Më pas, ai nuk mori pjesë në stërvitje dhe u largua nga grumbullimi. Përmes një postimi në Instagram, Ronaldo bëri të ditur se vendimin e kishte marrë pas një bisede me presidentin e federatës, Pedro Proenço, duke shtuar se arsyet do t’i shpjegonte në një moment tjetër.

Gazeta portugeze Record raportoi se pas fitores ndaj Danimarkës, Ronaldo nuk u përmend drejtpërdrejt në pyetjet e gazetarëve. Megjithatë, Jorge Jesus u pyet nëse zhvillimet e fundit e kishin bërë të ndryshonte qëndrim lidhur me deklaratën se disa futbollistë gëzonin status të veçantë dhe nëse ishte penduar për fjalët e tij.

“Jo, aspak. Disa lojtarë kanë statusin e tyre, por rregullat janë të njëjta për të gjithë. Kështu e kam parë gjithmonë karrierën time dhe kështu do të vazhdoj ta bëj”, deklaroi ai.

Cristiano Ronaldo është rekordmeni i Portugalisë sa i përket paraqitjeve, me 268 ndeshje, si dhe golave, me 164 të tillë. Ai ka fituar Euro 2016 dhe Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025.


Shtuar më 2.10.2026 08:57

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet