Deputetja Iris Luarasi ka reaguar për skandalin e videove intime të kompozitorit Adi Hila me disa artiste të njohura të ekranit duke ngritur pyetjet se kush i ka filmuar, publikuar dhe kush po fiton nga shpërndarja e materialeve.

Ajo inkurajon hetimet, por thekson se vetë viktimat duhet të denoncojnë për të zbardhur ngjarjen. Luarasi shpreh solidaritet e mbështetje për këdo që është prekur dhe se nuk kanë asnjë turp për të mbajtur.

Deputetja dënon edhe publikimin e videove nga mediat pasi nuk bëhet fjalë për informim ku qëndron edhe themeli i gazetarisë, por për poshtërim, ekspozim dhe dhunë. Sipas saj, çdokush duhet të mbajë përgjegjësi pasi turpërimi publik lë pasoja të thella.

Postimi i plotë:

"Një vend i tërë po sheh, shpërndan dhe tallet me materiale private që përfshijnë disa gra. Ndërsa ato anatemohen në çdo koment, pyetja më e rëndësishme lihet në hije se kush i filmoi, kush i publikoi dhe kush po fiton nga shpërndarja e tyre? Flitet për gratë kudo e flitet shumë pak ose aspak për burrat.

Ajo që dy të rritur bëjnë me dëshirë në jetën e tyre private nuk është krim. Nëse dikush është filmuar pa dijeninë ose pëlqimin e tij, kjo duhet të hetohet. Po ashtu edhe publikimi e shpërndarja e pamjeve private. Turpi nuk u përket grave. U përket atyre që cenojnë privatësinë e tyre dhe atyre që e ushqejnë këtë dhunë me “share”, klikime e tallje.

Përshëndes hetimet e nisura nga Policia dhe Prokuroria, si edhe reagimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për ndalimin dhe heqjen e këtyre materialeve. Por drejtësia merr formë të plotë kur personat e prekur e denoncojnë rastin: kjo është rruga për të zbardhur si janë realizuar videot, kush i ka përdorur dhe kush i ka shpërndarë. Grave që sot gjenden në qendër të këtij linçimi u them se nuk jeni vetëm. Nuk keni pse të mbani turpin për cenimin që mund t’ju jetë bërë. Turpi u përket atyre që filmuan, publikuan, shpërndanë dhe atyre që e ushqejnë këtë dhunë me klikime, komente dhe tallje. Edhe për ata që i shpërndajnë këto video: çdo “share”, çdo dërgim në një grup privat, çdo koment fyes apo tallës e zgjat dëmin. Nuk jeni thjesht spektatorë. Bëheni pjesë e dhunës ndaj një njeriu. Të qenit person publik nuk ia heq askujt të drejtën për privatësi; as nuk i jep publikut të drejtën të gjykojë, fyejë apo dënojë një grua për zgjedhjet e saj personale. Ata që e paraqesin jetën intime të dikujt si “lajm” për klikime dhe fitim nuk po bëjnë gazetari. Gazetaria informon, verifikon dhe respekton dinjitetin e njeriut. Shfrytëzimi i materialeve intime për trafik nuk është informim, por është ekspozim, poshtërim dhe dhunë. Duhet përgjegjësi e qartë për çdo portal, faqe apo person që jeton nga linçimi i jetëve njerëzore.

Mos harroni më të rëndësishmen se këto gra kanë fëmijë, nëna, prindër, familje, miq dhe jetë përtej ekranit. Pasojat e këtij turpërimi publik mund të jenë të rënda, të thella dhe të pakthyeshme", shkruan Luarasi.

P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
4.2 / 5 (5 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Qazimi: 02/10/2026 14:54

    Hajduti vjedh dhe fajin e ka ai qe e filmon dhe e publikon. Edhe puna e ketyre. Jane personazhe publike dhe ju pelqen dalja ne tv. Thjesht kete rradhe doli ajo qe Jane ne te vertete. Pa zbukurime. Secili mban pergjegjesi per cfare ben. Ai qe I filmoj nuk genjeu. Tregoj ate qe u be. Ato qe e bene dinin cfare benin. Njeri nuk I detyroj.

    Përgjigju
    • ilir: 02/10/2026 16:31

      Cfare "vodhen" keto gra, kujt i hyne ne hak ? Ai qe filmoi PO, ka VJEDHUR jeten PRIVATE te te tjereve. Ai qe i publikoi PO,po perfiton duke nxjere ne pazar ate qe... s'eshte e vetja, jeten, qetesine shpirterore te te tjereve, edhe familjareve .Te ta bejne ty...dikujt ne familje si te vjen ? Apo nuk arrin te mendosh deri aty? Mua te me binin ne dore video te dikujt, do tja jepja personit... jo pazarit. Personazhe publike... PO, por jeta INTIME NUK ESHTE PUBLIKE...KY ESHTE KUFIRI.E verteta... cfare?! Njerezit NUK DUHET TA JETOJNE JETEN, INTIMITETIN pa qene te cenuar prej IDIOTEVE?! Kete e kupton nje njeri qe JETON vete dhe lejon te tjeret te jetojne, nje njeri i Zotit. Ama kush nuk di te jete i drejte, as mos te lodhet, nuk ka per ta kuptuar kurre dallimin , sepse AS JETON... as lejon te tjeret te jetojne .

  • mimi: 02/10/2026 09:51

    po mi shoqe po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02

    Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?