BOTA

Si stërvitet Bundeswehr-i për mbrojtjen e NATO-s?

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2026, 09:07

Si stërvitet Bundeswehr-i për mbrojtjen e NATO-s?

Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të qeta e të zbrazëta, kur papritur shpërthen zhurma: disa helikopterë fluturojnë mbi qiellin e natës, dritat blu ndriçojnë errësirën dhe një kolonë e gjatë automjetesh përshkon rrugët. Mbi mjetet e blinduara të Bundeswehr-it (Forcave të Armatosura Gjermane)  qëndrojnë ushtarë me mitralozët gati për të hapur zjarr. Për banorët është një pamje e pazakontë, ndoshta edhe e frikshme, në një qytet port që zakonisht jeton në qetësi.

Red Storm Charlie është emri i stërvitjes që për tri ditë paralizon pjesë të qytetit hanzeatik  në Gjermaninë e veriut. Bundeswehr-i, policia dhe organizatat civile provojnë së bashku sa të gatshme janë për një situatë të jashtëzakonshme. Skenari supozon një përshkallëzim të kërcënimit në krahun lindor të NATO-s. Në portin e Hamburgut, më të madhin detar të Gjermanisë, zbarkojnë trupa të NATO-s, rolin e të cilave e luajnë ushtarë të Bundeswehr-it, dhe pastaj kalojnë nëpër qytet drejt lindjes. Sabotimet dhe demonstratat, edhe ato pjesë e skenarit, e ngadalësojnë përparimin e trupave. Me rreth 1700 pjesëmarrës, mes tyre 500 ushtarë, stërvitja e 24–26 shtatorit 2026 është më e madhja e këtij lloji deri tani.

Red Storm Charlie është pjesë e një plani të fshehtë, Planit Operativ të Gjermanisë (Operationsplan Deutschland). Me këtë dokument Bundeswehr-i përgatitet për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj territorit të NATO-s. Plani përshtatet plotësisht me planifikimet më të gjera mbrojtëse të aleancës.

Në një skenar lufte ose krize, Gjermania e tërë, jo vetëm Hamburgu, do të merrte një rol të veçantë: atë të nyjës logjistike për qindra mijëra ushtarë të NATO-s, me armët dhe pajisjet e tyre të rënda. „Është një plan shumë i detajuar dhe tepër sekret, që përcakton ku saktësisht do të zbarkonin aleatët e NATO-s në Gjermani, sidomos në cilët porte, dhe cilat itinerare do të duheshin për tranzitin nëpër vend", shpjegon Aylin Matlé, eksperte e sigurisë në Shoqërinë Gjermane për Politikë të Jashtme (DGAP), në intervistë për Deutsche Welle (DW). 

Gjermania si vend tranzit për trupat e NATO-s

Baltiku është vendi  ku NATO pret më shumë  një sulm të Rusisë. Atje ajo do të grumbullonte kontingjente të mëdha nga 32 shtetet anëtare, ndaj ushtarët nga Evropa jugore e perëndimore do të duhej të kalonin nëpër Gjermani. „Konkretisht kjo do të thotë që brenda gjashtë muajsh rreth 800.000 ushtarë me 200.000 automjete do të duhej të kalonin nëpër vendin tonë. Kështu është llogaritur", shpjegon Marcel Bohnert. Oficeri i Bundeswehr-it ka marrë pjesë në hartimin e versionit të parë të planit dhe me DW-në flet si person privat, jo si përfaqësues zyrtar. „Duhet të garantojmë që ushtarët t'i përdorin rrugët dhe portet tona me siguri. Prandaj kujdesemi për të gjitha nevojat e tyre: strehimin, ushqimin, sigurinë, dhe i udhëheqim nëpër rrjetin tonë rrugor."

Plani parashikon edhe transporte në drejtim të kundërt, nga lindja në perëndim, si ushtarët e plagosur ose civilët që ikin. Porosinë për ta hartuar e dha Inspektori i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, Carsten Breuer, pas sulmit të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022. Breuer është ushtaraku më i lartë i Gjermanisë dhe nuk është i vetmi që druhet se Rusia mund të sulmojë edhe vende të tjera. Gjermania përballet tashmë me një varg provokimesh ruse, nga sulmet kibernetike deri te sabotimet ndaj Bundeswehr-it. 

Ministri i Mbrojtjes Pistorius: Moska po teston reagimin tonë

Tentativa e sulmit në aeroportin Leipzig/Halle në fillim të gushtit zbuloi një dimension të ri të kërcënimit. Sulmuesit përdorën një dron të mbushur me eksploziv, i cili nuk shpërtheu vetëm nga një rastësi e lumtur. Qeveria gjermane fajëson Rusinë. „Kërcënimi po bëhet më konkret. Është serioz, është akut dhe po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Pikërisht këtë dëshiron presidenti rus. Moska po teston reagimin tonë", tha më 23 shtator në Bundestag ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Bundeswehr-i i del përballë këtij kërcënimi edhe me Planin Operativ të Gjermanisë, të cilin e zhvillon vazhdimisht dhe ku përfshin mësimet nga stërvitje si „Red Storm Charlie". Plani shërben edhe për ta penguar Rusinë që të sulmojë, thotë Bohnert: „Shpresojmë ta ndalim Rusinë nga agresioni duke treguar forcën tonë, me zgjerimin e shpejtë të ushtrisë dhe me zhvendosjen shumë të organizuar e të shpejtë të forcave drejt kufijve." 

Rrugët dhe urat kërkojnë riparim urgjent

Sa e përgatitur është Gjermania për rolin e nyjës ushtarake? Matlé e sheh pikën e dobët te infrastruktura, pjesërisht në gjendje jo të mirë. Gjermania duhet t'i mirëmbajë dhe t'i riparojë urat, rrugët dhe korridoret e tjera të transportit ku do të kalojnë trupat. „Disa prej këtyre veprave datojnë ende nga koha e Luftës së Ftohtë dhe nuk janë projektuar për transportin e ngarkesave ose të pajisjeve të rënda."

Një vështirësi tjetër është ekuilibri mes fshehtësisë së planit dhe përfshirjes së publikut. Nga frika e sabotimeve, informacionet e ndjeshme, si itineraret e sakta të tranzitit për trupat e NATO-s, nuk duhet të bien në duart e Rusisë. Nga ana tjetër, plani funksionon vetëm kur Bundeswehr-i bashkëpunon me shoqërinë civile: me përgjegjësit në qytete dhe komuna, me policinë dhe me organizatat e ndihmës. „Pjesë të planit duhet të jenë publike, sepse na duhen shoqëria, ministritë dhe qeveritë", thotë Bohnert.

A mund t'i përcjellë AfD informacionet e ndjeshme?

Diskutimi për fshehtësinë e këtij dokumenti me mbi 1000 faqe u rindez kohët e fundit, pasi Alternativa për Gjermaninë (AfD) doli partia më e fortë në zgjedhjet e landit në Saksoni-Anhalt, një land federal në lindje të vendit. Ekspertët e sigurisë shprehën frikën se kjo parti, pjesërisht e ekstremit të djathtë dhe proruse, mund t'ia përcjellë Moskës informacione nga plani, nëse merr postin e kryeministrit të landit. Ministria e Mbrojtjes tha se asnjë land federal nuk e merr dokumentin e plotë. Ajo u jep landeve vetëm fragmente të përzgjedhura nga pjesët e ndjeshme.

Sipas vëzhguesve, numri në rritje i kërcënimeve hibride e rrit megjithatë nevojën për fshehtësi. Në stërvitjen „Red Storm Charlie" në Hamburg, organizatorët i lanë gazetarët e akredituar pa informacion për itineraret dhe vendet e zhvillimit deri në çastin e fundit, nga frika e ndërhyrjeve dhe e sabotimeve të mundshme./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime