Ursula von der Leyen viziton sot Shkupin, vendoset regjim i posaçëm trafiku

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërrin sot në Shkup, në kuadër të vizitës së saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, ajo do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministrin Hristijan Mickoski. Pas takimit, dy zyrtarët do të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.

Para vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, kryeministri Mickoski deklaroi se Qeveria mbetet e gatshme për dialog dhe për gjetjen e një zgjidhjeje. Ai i hodhi poshtë pretendimet e opozitës se ekzekutivi po pengon integrimin evropian duke mos i hapur, apo duke mos i pranuar, ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimi ynë është i qartë, argumentet tona janë të qarta. Jemi të gatshëm të flasim, të debatojmë dhe në fund të ditës të gjejmë një zgjidhje”, u shpreh Mickoski.

Gjatë qëndrimit në Shkup, von der Leyen do të takohet gjithashtu me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në Vila Vodno. Në fokus do të jenë perspektiva evropiane e vendit dhe e rajonit, si dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Një tjetër temë e diskutimeve pritet të jetë çështja e marrëdhënieve me Bullgarinë dhe mënyrat për kapërcimin e pengesave.

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski deklaroi para vizitës se Maqedonia synon të arrijë me Bullgarinë një marrëveshje që do t’i japë parashikueshmëri procesit të integrimit evropian.

Për shkak të vizitës së Ursula von der Leyen, në disa rrugë të kryeqytetit do të zbatohet një regjim i posaçëm trafiku.


Shtuar më 2.10.2026 09:10

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet