• Kontakt
Friday, October 2, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

OECD: Shqipëria me humbjet më të larta të energjisë në rajon, rrjeti mbetet joefikas dhe i kushtueshëm

09:15 : 02/10/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Gati një e pesta e energjisë së futur në rrjetin elektrik shqiptar nuk arrin te konsumatori final, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me humbjet më të larta të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Në periudhën 2023-2024, humbjet arritën në 19.4% të energjisë së injektuar në rrjet, më shumë se trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 6%.

Në të njëjtën kohë, kostoja e energjisë elektrike për bizneset shqiptare është afruar ndjeshëm me nivelin e BE-së, duke krijuar një kontrast mes efikasitetit të dobët të rrjetit dhe çmimeve relativisht konkurruese për konsumatorët jofamiljarë.

Të dhënat janë pjesë e Raportit të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026, të OECD-së i cili analizon ndër të tjera efikasitetin e infrastrukturës energjetike dhe kostot e energjisë për bizneset.

Në Ballkanin Perëndimor, humbjet mesatare të energjisë në rrjet ishin 15.2% në 2023-2024, ose rreth 2.5 herë më të larta se mesatarja e BE-së dhe dukshëm mbi nivelin prej 9.2% të vendeve fqinje të BE-së të përdorura nga OECD për krahasim.

Lexo edhe:

Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, shqiptarë blejnë biletat e vendësve

Shqipëria bën detyrën në startin e Ligës së Kombeve, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë

Shqipëria, me 19.4%, qëndron dukshëm mbi mesataren rajonale. Vetëm Kosova ka humbje më të larta, me 21.9%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina regjistron nivelin më të ulët në rajon, 10.4%.

OECD e mat treguesin si pjesën e energjisë së injektuar në rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes që nuk arrin te përdoruesit fundorë. Humbjet reflektojnë si probleme teknike, të lidhura me infrastrukturën e vjetruar, ashtu edhe humbje joteknike, ku rol luajnë edhe sistemet e vjetra të matjes.

Shqipëria ka bërë megjithatë përparim krahasuar me një dekadë më parë. Së bashku me Kosovën, është ndër vendet e pakta të rajonit ku humbjet janë ulur gjatë periudhës së analizuar.

Por përmirësimi nuk ka qenë i mjaftueshëm për të ndryshuar pozicionin e vendit: Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të humbjeve në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, në ekonomitë e tjera të rajonit humbjet janë rritur, ndërsa mesatarja e Ballkanit Perëndimor ka mbetur praktikisht e pandryshuar krahasuar me 2014-2016.

Në profilin e Shqipërisë, OECD e vlerëson performancën relative për humbjet e energjisë me 28.4 pikë kundrejt mesatares 100 të BE-së në 2023-2024, nga 23 pikë në 2014-2016. Pra, ka përmirësim, por hendeku me standardin evropiab vijon të jetë i madh.

Kostoja e energjisë për bizneset afrohet me BE-në

Ndryshe nga humbjet në rrjet, kostoja e energjisë elektrike për konsumatorët jofamiljarë del si një tregues më pozitiv për Shqipërinë dhe rajonin.

Në Ballkanin Perëndimor, çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët jofamiljarë ishte 0.25 USD për kWh në 2023-2024, pothuajse i njëjtë me mesataren e BE-së prej 0.26 USD/kWh dhe dukshëm më i ulët se 0.36 USD/kWh në grupin e vendeve fqinje të BE-së. OECD vlerëson se kostot relativisht të përmbajtura të energjisë përbëjnë një avantazh për konkurrueshmërinë e bizneseve në një pjesë të rajonit.

Edhe Shqipëria është afruar ndjeshëm me nivelin evropian. Rezultati relativ i vendit për këtë tregues është rritur nga 48.2 në 2014-2016 në 98 në 2023-2024, në një shkallë ku mesatarja e BE-së është 100. OECD e rendit pikërisht rënien e kostove të energjisë, së bashku me zgjerimin e mbulimit 4G, ndër zhvillimet më pozitive të Shqipërisë në klasterin e infrastrukturës dhe lidhshmërisë.

Brenda rajonit, diferencat në çmimin e energjisë për bizneset janë të mëdha. Kosova ka nivelin më të ulët, 0.18 USD/kWh, rreth 30% nën mesataren e BE-së. Në skajin tjetër, Maqedonia e Veriut arrin 0.38 USD/kWh, pothuajse 50% mbi mesataren evropiane, çka OECD e lidh me varësinë e lartë nga importet e energjisë.

Raporti thekson se në nivel rajonal çmimet relativisht të ulëta janë ndikuar edhe nga përdorimi i energjisë së prodhuar nga qymyri dhe nga subvencionet për lëndët djegëse fosile, ndërsa për Shqipërinë, prodhimi elektrik mbështetet kryesisht te hidroenergjia./ Ekofin.al

 

Etiketa: energjia elektrikehumbje ne rrjetShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, shqiptarë blejnë biletat e vendësve

16:21 : 29/09/2026
SPORT

Shqipëria bën detyrën në startin e Ligës së Kombeve, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë

22:47 : 26/09/2026
SPORT

Shqipëri-Bjellorusi/ Ernest Muçi dyfishon shifrat, mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”

21:44 : 26/09/2026
AKTUALITET

Protesta mbërrin te Kombëtarja, tifozët hapin parulla: Shqipëria nuk shitet! (Video)

21:10 : 26/09/2026
SPORT

“Jo në emrin tim”, mesazhi emocionues i tifozëve në “Air Albania”, pak ditë pas vendimit të Hagës

21:03 : 26/09/2026
AKTUALITET

Trajneri Maran zgjedh 11-shen titullare kundër Bjellorusisë, rikthime dhe surpriza te Shqipëria

19:42 : 26/09/2026

TË GJITHA

OECD: Shqipëria me humbjet më të larta të energjisë në rajon, rrjeti mbetet joefikas dhe i kushtueshëm

09:15 : 02/10/2026

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

08:55 : 02/10/2026

Francë/ Përshkallëzohet protesta e nxënësve, 400 shkolla të mbyllura

08:48 : 02/10/2026

Hojlund i kushton golin Ronaldo-s, më pas përplaset me trajnerin e Portugalisë (Video)

08:41 : 02/10/2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, një mburojë e re për zyrtarët e lartë?

08:26 : 02/10/2026

Videot intime në rrjet/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

08:19 : 02/10/2026

Largimi i SHBA-së nga Iraku ngre shqetësime për rritjen e ndikimit iranian

08:11 : 02/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com