Aktualitet Politikë

Prania Besnike/ Rama: Nuk ka rëndësi për kë ke votuar, qytetarët do ta dinë ku dhe kur mund të takojnë përfaqësuesit e tyre!

Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama prezanton vijimin e nismës “Prania Besnike”, që zhvillohet çdo të premte në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë. Rama e përshkruan si pjesë të një sistemi që synon ta kthejë dëgjimin e qytetarëve në një detyrim për përfaqësuesit e tyre.

Prania Besnike vendos një rregull shumë të thjeshtë: qytetari duhet ta dijë paraprakisht ku dhe kur mund ta gjejë përfaqësuesin e vet, në të njëjtin vend, në të njëjtën orë, me një kalendar të publikuar përpara.

Çdo të premte, në orën 17:00, përfaqësuesit do të jenë në dispozicion të qytetarëve për takime dhe dëgjesa ballë për ballë.

Prania Besnike është dëgjim me radhë, ballë për ballë, tek për tek, me zë të ulët. Qytetarët që kanë një problem apo shqetësim mund të paraqiten në orarin dhe vendin e përcaktuar dhe të presin radhën për t’u ulur përballë përfaqësuesve të tyre.

Kryeministri thekson gjithashtu se nisma nuk do të ketë përkatësi partiake.

Prania Besnike refuzon përkatësinë partiake. Nuk ka asnjë rëndësi se i kujt partie je, nuk ka pikë rëndësie për kë ke votuar, deklaron Rama.

Në takime mund të marrin pjesë edhe qytetarë që kanë qenë kundërshtarë të Partisë Socialiste gjatë fushatave elektorale.

“Prania Besnike” do të vijojë çdo të premte, në orën 17:00, në të gjithë Shqipërinë, sipas kalendarit të përcaktuar për takimet me qytetarët.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.