Adi Hila dëshmon për disa orë në polici: Nuk kisha qëllim të filmoja pamje intime, kamerat i vendosa për arsye sigurie
Kompozitori Adi Hila ka dhënë dëshminë e tij në polici, pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove të tij, në momente intime me disa artiste të njohura.
Mësohet se kompozitori Adi Hila ka pranuar se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesë, por burime bëjnë me dije mohon që qëllimi i tyre të ketë qenë filmimi i momenteve intime.
Sipas dëshmisë së tij, kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje. Për këtë arsye, ai pretendon se kishte vendosur kamera në çdo cep të pronës.
Në deklarimet e tij, Hila është shprehur se kamerat ishin instaluar që në vitin 2022, shumë kohë përpara publikimit të videove intime që kanë shkaktuar skandalin e ditëve të fundit. Sipas versionit të tij, bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online. Seanca e marrjes në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes do të vijojë më tej nga grupi i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.

